Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Këshilltari i Presidentes, Shqiprim Arifit: “Turpi yt s’mbulohet me statuse”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/01/2026
in Lajme
0
Këshilltari i Presidentes, Shqiprim Arifit: “Turpi yt s’mbulohet me statuse”
0
SHARES
211
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Rinor Nuhiu, ka reaguar me tone SHPËRTHYESE ndaj deklarimeve të Shqiprim Arifit, duke e quajtur atë simbol të mashtrimit politik dhe duke i rikujtuar publikisht se Presheva nuk ushqehet më me gënjeshtra.

Në një postim që ka ndezur rrjetet sociale, Nuhiu i drejtohet Arifit pa asnjë filtër, duke theksuar se krejt Presheva dhe krejt Lugina e din kush ka folur e kush ka vepruar realisht për shqiptarët e diskriminuar nga Beogradi.

Sipas tij, ndërsa disa politikanë merren me statuse seksiste dhe populizëm të lirë në Facebook, Presidentja Vjosa Osmani ka çuar çështjen e Luginës aty ku kurrë më parë nuk kishte shkuar: në OKB, në Parlamentin Evropian, në Washington dhe në Bruksel.

Nuhiu e demaskon Arifin edhe për heshtjen e tij ndaj diskriminimit brutal të Serbisë, duke theksuar se Presidentja Osmani është e vetmja lidere në historinë e Kosovës që ka kërkuar zyrtarisht lehtësira për shtetësinë e shqiptarëve të Luginës dhe ka vepruar konkretisht për preshevarët e diskriminuar.

“Kur Presidentja po luftonte që Lugina të përfshihej në agjendën amerikane dhe evropiane, disa po bënin zhurmë boshe për vëmendje politike”, thuhet në reagimin e këshilltarit presidencial.

Ai shton se dhjetëra profesionistë dhe ekspertë nga Presheva kanë gjetur strehë dhe dinjitet në Kosovë falë veprimeve konkrete të Presidentes, ndërsa politikanë lokalë kanë zgjedhur të heshtin ose të manipulojnë.

Në fund, mesazhi i Nuhiut është i prerë dhe pa ekuivok:
“Mos e përdor Luginën për pazare politike. Faktet janë publike dhe Presheva nuk mashtrohet më.”/Qendra.INFO

Related

Previous Post

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në dy vitet e fundit në Kosovë

Next Post

Sulm i armatosur gjatë një ndeshjeje futbolli në Ekuador, humbin jetën disa persona

Next Post
Sulm i armatosur gjatë një ndeshjeje futbolli në Ekuador, humbin jetën disa persona

Sulm i armatosur gjatë një ndeshjeje futbolli në Ekuador, humbin jetën disa persona

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.