Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KFOR pas lejes që ia dha FSK: Do të kujdesemi për sigurinë gjatë operacionit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
29/07/2025
in Lajme
0
KFOR pas lejes që ia dha FSK: Do të kujdesemi për sigurinë gjatë operacionit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KFOR ka reaguar pas lejimit të FSK’së për të shkuar tek Liqeni i Ujmanit për kërkimin e 33 vjecarit i cili po kërkohet tash e tri ditë.

Në një njoftim në Facebook, KFOR ka shtuar se kërkimi në liqenin e Ujmanit për trupin e 33 vjeçarit do të bëhet derisa trupat e KFOR-it do të ofrojnë siguri gjatë gjithë operacionit.

 

Njoftimi i plotë:

 

Sot, më 29 korrik 2025, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, autorizoi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) të vendosë ekipe Kërkim-Shpëtimi (SAR) në zonën e liqenit Ujman/Gazivoda.

Autorizimi, bazuar në arsye humanitare, është dhënë në përputhje të plotë me prerogativat dhe autoritetet e Komandantit të KFOR-it, për të maksimizuar përpjekjet e vazhdueshme për të lokalizuar dhe rikuperuar një burrë 33-vjeçar që dyshohet se është mbytur në liqen disa ditë më parë. Ai është i kushtëzuar nga kërkesat dhe paralajmërimet specifike të vendosura nga KFOR-i, të cilat gjithashtu do të ofrojnë siguri gjatë gjithë operacionit.

Përdorimi i ekipeve të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së bie nën mandatin origjinal të FSK-së, i cili përfshin mbështetjen për komunitetet lokale, në përgjigje të fatkeqësive natyrore, përmes operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Ndërkohë, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Related

Previous Post

Gruaja e Parë në Botë që Kontrollon Kompjuterin me Mendje – Historia Frymëzuese nga Neuralink

Next Post

Barcelona prezanton fanellën e dytë për sezonin e ri, një homazh emocionues për Kobe Bryan

Next Post
Barcelona prezanton fanellën e dytë për sezonin e ri, një homazh emocionues për Kobe Bryan

Barcelona prezanton fanellën e dytë për sezonin e ri, një homazh emocionues për Kobe Bryan

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.