Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KFOR thotë se s’ka identifikuar asnjë dron nga Serbia në veri, Sveçla e Hoxha thanë ndryshe

KFOR-i ështët përgjigjur lidhur me pretendimet se dronë serbë kanë përshkuar qiellin e Kosovës, ka thënë se nuk kanë identifikuar asnjë shkelje nga fluturake të tilla.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
26/09/2025
in Lajme
0
KFOR thotë se s’ka identifikuar asnjë dron nga Serbia në veri, Sveçla e Hoxha thanë ndryshe
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Mes tjerash, në përgjigjen e misionit të NATO-s në Kosovë, theksohet se KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe aseteve në dispozicion të tij.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ne nuk kemi identifikuar shkelje nga dronë që mund të ndikojnë në sigurinë në Kosovë. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kështu që KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe aseteve në dispozicion të tij”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Klankosova..

“Është thelbësore që të gjitha aktivitetet në hapësirën ajrore, veçanërisht afër Vijës Kufitare Administrative, të koordinohen në mënyrë adekuate me KFOR-in për të parandaluar tensionet dhe për të siguruar sigurinë. KFOR-i mbetet në kontakt të ngushtë me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura Serbe. Dhe vazhdon aktivitetet e tij të përditshme, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, dhe drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, disa herë është shkelur hapësira qiellore e Kosovës nga dronët serbë dhe për këtë është njoftuar edhe KFOR-i.

Related

Previous Post

Trump: Po afrojmë një marrëveshje për Gazën

Next Post

Arian Tahiri paralajmëron fitoren e madhe: Energji pozitive kudo në Mitrovicë

Next Post
Arian Tahiri paralajmëron fitoren e madhe: Energji pozitive kudo në Mitrovicë

Arian Tahiri paralajmëron fitoren e madhe: Energji pozitive kudo në Mitrovicë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.