Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KFOR’i shënon 26-vjetorin e themelimit, komandanti: Ushtarët rrezikojnë veten për të siguruar paqe në Kosovë

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka shënuar 26-vjetorin e themelimit me një ceremoni të mbajtur në Shtabin e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë.

Valon Arifi by Valon Arifi
12/06/2025
in Lajme
0
KFOR’i shënon 26-vjetorin e themelimit, komandanti: Ushtarët rrezikojnë veten për të siguruar paqe në Kosovë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, udhëhoqi ceremoninë. Ai e hapi atë me vendosjen e një kurore dafine në monumentin e të Rënëve në Shtabin e KFOR-it. Ceremonia u ndoq nga personeli i të gjitha 33 Kombeve Kontribuuese të Trupave, përfshirë Aleatët dhe partnerët e NATO-s, tha KFOR-i në një njoftim.

“Sot, nderojmë përkushtimin dhe guximin e ushtarëve të KFOR-it, të cilët rrezikojnë veten në vijën e detyrës për të siguruar paqe dhe stabilitet për të gjitha komunitetet në Kosovë, nën një mandat të OKB-së. Që nga fillimi i misionit në vitin 1999, dyqind e njëzet pjesëtarë të shërbimit të KFOR-it kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës. Shembulli i tyre duhet të na frymëzojë në detyrat tona të përditshme për përmbushjen e misionit të KFOR-it”, tha Barduani.

“Si misioni më jetëgjatë në historinë e Aleancës Atlantike, dhe aktualisht më i madhi, KFOR pasqyron angazhimin e qëndrueshëm dhe konkret të NATO-s për ta mbrojtur sigurinë në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin rajonal. Përpjekjet e KFOR-it mbeten thelbësore në mbështetjen e përparimit të nevojshëm politik drejt një stabiliteti afatgjatë në rajon”, shtoi ai.

KFOR-, tha si zakonisht se vazhdon të zbatojë mandatin etij për të ofruar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i përsëriti se “punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”.

Related

Previous Post

Krasniqi – Abdixhikut: Numrat i kemi për qeveri të ish-opozitës, nëse ti i ke 19

Next Post

ZKA gjen shkelje të mëdha në Ministrinë e Ejup Maqedoncit: Vonesa e probleme serioze me kontratat për furnizim

Next Post
ZKA gjen shkelje të mëdha në Ministrinë e Ejup Maqedoncit: Vonesa e probleme serioze me kontratat për furnizim

ZKA gjen shkelje të mëdha në Ministrinë e Ejup Maqedoncit: Vonesa e probleme serioze me kontratat për furnizim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.