Kadetë të Ushtrisë së Kosovës (FSK) po kryejnë një stërvitje ushtarake në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Njoftimin e ka bërë ditë më parë Komuna e Prishtinës, teksa u tha se nuk ka arsye për shqetësim.
“Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren”, tha Kryeqyteti.
Në njoftim u tha se ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe “nuk ka arsye për shqetësim”.

