Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kica-Xhelili i reagojnë Muratit pas rrëfimit për BE-në: “A iu tregove që krenoheni kur e shkelni Kushtetutën?”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/11/2025
in Lajme
0
Kica-Xhelili i reagojnë Muratit pas rrëfimit për BE-në: “A iu tregove që krenoheni kur e shkelni Kushtetutën?”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar përmes një postimi në Facebook se gjatë një takimi me zyrtarë të Bashkimit Evropian në Tiranë ka pasur vështirësi t’u shpjegonte pse opozita në Kosovë nuk ka votuar Planin e Rritjes së BE-së.

Pas këtij qëndrimi, Muratit i ka reaguar ish-deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila ka publikuar një seri pyetjesh drejtuar ministrit, duke kritikuar veprimet e qeverisë në raport me institucionet e drejtësisë dhe proceset parlamentare.

Kica-Xhelili pyet Muratin nëse u ka treguar zyrtarëve evropianë se ai vazhdon të mbajë pozitën ministrore, ndonëse – sipas saj – Gjykata Supreme ka konstatuar se nuk e ka të drejtën. Ajo e akuzon qeverinë se “krenohet kur shkel Kushtetutën” dhe se “sulmon gjykatat kur vendimet nuk i përshtaten”.

Ish-deputetja përmend edhe çështje të tjera të debatit politik, si:
– tentimi i krijimit të komisioneve parlamentare pa përbërje të qartë pozite-opozite,
– mbajtja e mbi 40 seancave me insistim për votim të fshehtë,
– pretendimet për numrat në Kuvend për tetë muaj me radhë, ndërkohë që qeveria – sipas saj – u dëshmua dy herë se nuk i kishte votat.

Kica-Xhelili shton se, po t’i ishin treguar këto BE-së, “ata do ta kuptonin pse nuk u votua Plani i Rritjes”, duke e cilësuar qeverinë aktuale si “ilegjitime”.

Murati deri tani nuk ka komentuar publikisht reagimin e saj.

Related

Previous Post

Biserko për “Sarajevo Safari”: A mund të bëhet president dikush që ka mbajtur armë në kodrat e Sarajevës?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.