Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kjo është vetura në të cilën dyshohet se ka mjet shpërthyes- mërgimtari e lajmëroi Policinë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
16/07/2025
in Lajme
0
Kjo është vetura në të cilën dyshohet se ka mjet shpërthyes- mërgimtari e lajmëroi Policinë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një alarm për një mjet shpërthyes në një veturë është ngritur sot në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, pranë një pompe derivatesh.

Rasti është raportuar në Polici nga një qytetar mërgimtar, i cili ka deklaruar se dyshon se dikush i ka vendosur një mjet shpërthyes në veturën e tij.

Pas marrjes së informacionit, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke mbërritur në vendin e ngjarjes dhe duke nisur kontrollet e nevojshme për të menaxhuar situatën.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për mediat se informacioni është pranuar rreth orës 16:00, duke shtuar:

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.”

Nuk janë dhënë ende detaje të mëtejshme nëse dyshimet janë konfirmuar apo nëse situata është neutralizuar. Zona përreth është izoluar për siguri publike dhe hetimet janë në zhvillim.

Alarm për mjet të dyshuar pranë një pompe derivatesh në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Related

Previous Post

Alarm për mjet të dyshuar pranë një pompe derivatesh në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Next Post

Një ditë e rëndësishme për Preshevën dhe gjithë Luginën

Next Post
Një ditë e rëndësishme për Preshevën dhe gjithë Luginën

Një ditë e rëndësishme për Preshevën dhe gjithë Luginën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.