Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Klinaku për rastin e Kurtit: Gjykata vendosi drejt, nuk kishte vepër penale

Enesa Veseli by Enesa Veseli
19/12/2025
in Lajme
0
Klinaku për rastin e Kurtit: Gjykata vendosi drejt, nuk kishte vepër penale
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut, duke pushuar procedurën penale ndaj tij për veprën penale “Kanosja” ndaj kryeministrit Albin Kurti. Procedura penale do të vazhdojë vetëm ndaj të akuzuarit tjetër, Nuredin Selmani.

Në një deklaratë për IndeksOnline, Klinaku ka thënë se vendimi ishte i pritshëm dhe ka shprehur bindjen se nuk kishte kryer vepër penale.

“Faktikisht, edhe kur u ngrit aktakuza, unë e kam thënë se vepër penale nuk ka pasur. Për këtë arsye kemi ndjekur procedurat penale dhe kemi ushtruar të drejtën e ankesës përmes avokatit tonë,” ka deklaruar ai.

Aktvendimi i Gjykatës, i siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, është nxjerrë më 20 nëntor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rahman Beqiri, pas shqyrtimit të kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hedhjen e aktakuzës, të paraqitur nga mbrojtësi i Klinakut, avokati Ramë Dreshaj. Ndaj këtij vendimi nuk lejohet ankesë në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktvendimit, aktakuza e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës e datës 1 gusht 2025, për kanosje ndaj kryeministrit, është hedhur pjesërisht, duke përjashtuar Faton Klinakun nga procedura penale. Gjykata ka konstatuar se nuk ka pasur kërkesë pasurore-juridike dhe shpenzimet e procedurës për këtë pjesë të aktakuzës do të mbulohen nga buxheti i gjykatës.

Faton Klinaku ishte akuzuar se më 29 gusht 2023 kishte kërcënuar kryeministrin Kurti përmes rrjetit social Facebook, duke shkruar se më parë do ta vriste Kurti sesa ta lejonte të largohej nga Kosova. Sipas aktakuzës, ai kishte përsëritur kërcënimin edhe më 30 gusht 2023.

Ndërkohë, procedura penale vazhdon për Nuredin Selmanin, i cili akuzohet për veprime të ngjashme kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti, duke përfshirë postime në rrjetet sociale dhe deklarata në emisione televizive, si dhe posedim të armëve të gjata luftarake.

Related

Previous Post

Joseph: Secili kryeministër do ta bënte Asociacionin nëse Trump i premton Kosovës NATO-n, do të pasonin edhe njohjet nga 5-shja e BE

Next Post

Moment krenarie për sportin kosovar: Prishtina mikpriti Kampionatin Evropian të Taekwondo U21

Next Post
Moment krenarie për sportin kosovar: Prishtina mikpriti Kampionatin Evropian të Taekwondo U21

Moment krenarie për sportin kosovar: Prishtina mikpriti Kampionatin Evropian të Taekwondo U21

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.