Stafi i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) iu bashkua fushatës për ndërgjegjësim ndaj kancerit të gjirit, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të hershëm në shpëtimin e jetës.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) njoftoi për këtë përmes një postimi në Facebook
“Stafi i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK, i bashkohet fushatës për ndërgjegjësim ndaj kancerit të gjirit. Kontrolli i hershëm shpëton jetë! Shallet identifikuese janë dhuratë nga Shoqata ‘Jeta Vita’, e cila po e mbështet këtë fushatë vetëdijësuese!”
Kjo iniciativë synon të rrisë vetëdijen për diagnostikimin në kohë dhe trajtimin e hershëm të kancerit të gjirit, duke përmirësuar shanset për shërim.

