Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist reagon për ndalimin e aktivistes shqiptare nga IDF: Kërkohet lirimi i menjëhershëm

Enesa Veseli by Enesa Veseli
02/10/2025
in Lajme
0
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist reagon për ndalimin e aktivistes shqiptare nga IDF: Kërkohet lirimi i menjëhershëm

Screenshot

0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 2 Tetor 2025 — Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar publikisht pas ndalimit të mbi 500 aktivisteve dhe aktivistëve ndërkombëtarë nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), të cilët po përpiqeshin të dërgonin ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Sipas njoftimit të Kolektivit, mes të ndaluarve ndodhet edhe aktivistja shqiptare Albulena Fazliu, një refugjate e luftës nga Kosova që aktualisht jeton në Gjermani. Kolektivi ka shprehur shqetësim të thellë për sigurinë e saj dhe ka bërë thirrje për reagim të menjëhershëm institucional.

“Shteti i Kosovës duhet të kërkojë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë, dhe njëherë e mirë të marrë pozicion politik të qartë duke thirrur për ndalim të shfarosjes së popullit palestinez nga Izraeli,” thuhet në reagim.

Kolektivi gjithashtu thekson se është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë që të qëndrojnë krah për krah me Albulenën, dhe me të gjithë ata që rrezikojnë jetën për të ndihmuar civilët palestinezë.

Ndryshe, flota me 40 anije ndërkombëtare, pjesë e një iniciative humanitare për Gazën, është ndaluar nga forcat izraelite gjatë përpjekjes për të çarë bllokadën dhe për të dorëzuar ndihma humanitare. Fati i shumë aktivistëve që ndodheshin në bordin e anijeve mbetet ende i paqartë.

Related

Previous Post

Raportohet se prokuroria ka nisur shqyrtimin e materialit të përgjimit në rastin e Lladrovcit

Next Post

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe pastrim parash në vlerë prej mbi 6 milionë euro

Next Post
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Mitrovicës së Jugut për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe pastrim parash në vlerë prej mbi 6 milionë euro

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.