Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Özkan Ulutaş, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së vendit.
“Gjeneral Major Ulutaş përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të përmbushur misionin e tij në të mirë të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën zyrtare të misionit.
Takimi vjen në një periudhë kur tensionet në veri të vendit mbeten temë e ndjeshme, ndërsa KFOR thekson se roli i tij mbetet garantimi i sigurisë dhe stabilitetit në përputhje me mandatin e NATO-s.
/Qendra.info/

