Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Komisioni për Buxhet miratoi marrëveshjen për kredi nga BERZH-i

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në mbledhjen e radhës, sot, shqyrton Marrëveshjet e Kredisë me BERZH-in për projektin “Korniza e Qyteteve të Gjelbërta - Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike”, në Prishtinë dhe Prizren, si dhe pika të tjera.

rinor_post by rinor_post
23/12/2022
in Ballina
0
Rizvanolli: Po punojmë për rritjen e mundësive alternativave për ngrohje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, në fjalën e tij, kërkoi që anëtarët e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ta mbështesin marrëveshjen për kredi për projektin “Efiçienca e energjisë”.

Mes tjerash, ai përmendi kthimin e investimeve për një kohë më të shpejtë, duke sqaruar se  nga kursimi i energjisë elektrike e pashpenzuar do ta mundësojë edhe kthimin e kësaj kredie.

“Në kuadër  të kornizës të qyteteve t ë gjelbra dhe efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike , këtë rast në Prizren, parashihet një investim prej mbi 6 milionë e treqind e pesëmbëdhjetë mijë euro, ku 1 milion e  treqind e pesëmbëdhjetë mijë euro janë grande, ndërsa pjesa tjetër janë kredi nga BERZH-i, sikurse edhe komuna e Prishtinës” njoftoi ministri Murati, derisa bëri të ditur se kushtet e kredisë janë të njëjta.

Gjithashtu u trajtua edhe projektligji që ka të bëjë me mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara që ka implikime financiare, ku është paraparë të krijojë kosto shtesë prej mbi një milion eurosh për vitin 2023-2024.

Në pyetjen nga deputeti Avdullah Hoti lidhur me përzgjedhjen e këtyre dy komunave për investime, si dhe nëse këto mjete të mbeten te ministria apo të huazohen nga komunat, meqë investimet po bëhen në objektet publike në nivelin lokal, ministri Murati sqaroi se përzgjedhjet e  komunave ka qenë kriteri i madhësisë së komunave, duke filluar nga kryeqyteti,  pastaj sipas madhësisë së komunave e, sa për investimet, ideja ka qenë që të investohet në ato vende që të ulet niveli i shpenzimit t ë energjisë elektrike e kështu të rritet komoditeti.

“Sa i përket strukturimit të marrëveshjeve,  qasja ka qenë që, fillimisht, të jenë investimet në formë huazimi direkt te komunat, por duke marrë parasysh që niveli qendror ka vlerë kreditore më të lartë, sesa niveli lokal, ku mund të huazojë kredi në kushte më të mira, sesa niveli komunal ne kemi vendosë që këtë ta bëjmë si formë huazimi, pra kredinë ta marrë niveli qendror, kurse komunat ta bëjnë nënhuazimin”, sqaroi ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuarn Murati.

Related

Previous Post

E kemi zogun në dorë”: Jahja Koka i VV-së bën thirrje të shfrytëzohet thëngjilli

Next Post

Komisioni për Buxhet miratoi marrëveshjen për kredi nga BERZH-i

Next Post

Komisioni për Buxhet miratoi marrëveshjen për kredi nga BERZH-i

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.