Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Komuna e Prishtinës subvencionoi kundërligjshëm me mbi 58 mijë euro Kopshtin “Botanika”

Një raport i Zyrës Kombëtare të Auditimit ka zbuluar parregullsi serioze në mënyrën se si Komuna e Prishtinës ka menaxhuar subvencionet për çerdhen publike-private “Botanika” gjatë vitit 2024. Sipas raportit, Komuna ka paguar gjithsej 58,820 euro për subvencionimin e prindërve të fëmijëve të regjistruar në këtë institucion, por një pjesë e këtyre subvencioneve janë dhënë në mënyrë të parregullt dhe në kundërshtim me kriteret ligjore, shkruan Insajderi.

Valon Arifi by Valon Arifi
25/06/2025
in Lajme
0
Komuna e Prishtinës subvencionoi kundërligjshëm me mbi 58 mijë euro Kopshtin “Botanika”
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Auditimi ka evidentuar se Komisioni i krijuar për verifikimin e dokumentacionit për përfitimin e subvencioneve nuk ka qenë funksional gjatë vitit 2024.

Përfaqësuesit e Komunës nuk kanë marrë pjesë në shqyrtimin dhe verifikimin e listave të dërguara nga çerdhja, duke lënë hapësirë për manipulime dhe abuzime.

Lista të përgatitura nga çerdhja dhe të dorëzuara në Komunë për pagesë nuk ishin të nënshkruara nga anëtarët e komisionit verifikues dhe nuk përmbanin dëshmi për pagesat mujore të prindërve. Në disa raste, janë përfshirë fëmijë që nuk e kanë ndjekur fare kopshtin gjatë vitit, por që megjithatë janë përfshirë në listat për përfitimin e subvencioneve.

Katër prej tyre kanë përfituar në mënyrë të pajustifikuar një shumë prej 3,150 eurosh.

Gjithashtu, janë zbuluar raste ku prindërit kanë paraqitur dëshmi të rreme për pagesat mujore. Në një rast, një prind ka paraqitur në komunë dëshmi për pagesë mujore prej vetëm 50 euro, ndërkohë që tarifa e plotë mujore në çerdhe ka qenë 150 euro.

Kjo është bërë me qëllim për të arsyetuar përfitimin e subvencionit nga Komuna, ndonëse në realitet pagesa nuk ishte bërë sipas kushteve të kërkuara.

Një tjetër problem i identifikuar nga audituesit është se shtatë prindër kishin paguar tarifën mujore të plotë për fëmijët e tyre, por pavarësisht kësaj, çerdhja ka përfituar subvencione nga Komuna për ta, me një shumë të përgjithshme prej 3,900 euro. Këto pagesa janë bërë edhe pse nuk ka pasur nevojë për mbështetje financiare nga fondet publike.

ZKA vlerëson se listat ishin manipuluar qëllimisht për të përfshirë prindër që nuk e kishin të drejtën për subvencion.

Në raport theksohet se kjo situatë është rezultat i një menaxhimi të dobët dhe mungesës së kontrollit institucional nga ana e Komunës, si dhe mosrespektimit të procedurave të përcaktuara me vendimin e Kryetarit të Komunës.

“Kjo situatë ka ardhur si rezultat i mangësive në menaxhimin dhe kontrollin nga ana e Komunës, si dhe mosrespektimit të procedurave tē përcaktuara në vendimin e Kryetarit të Komunës. Për më tepër, është evidentuar mungesë e përgjegjësisë institucionale nga ana e zyrtarëve kompetent të Komunës dhe përfaqësuesve të kopshtit, të cilët nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar që procesi i subvencionimit të zhvillohet në mënyrë të rregullt, të drejtë dhe në përputhje me kërkesat ligjore”, thuhet në raport.

Sipas rekomandimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, Kryetari i Komunës duhet të sigurojë që Drejtoria e Arsimit dhe ajo e Financave të vendosin mekanizma funksionalë të kontrollit për procesin e subvencionimit, përfshirë funksionimin e rregullt të komisionit për verifikimin e dokumentacionit.

Po ashtu kërkohet të bëhet një rishikim i plotë i subvencioneve të dhëna gjatë vitit 2024, për të identifikuar dhe adresuar rastet e përfitimeve të pajustifikuara.

Në rastet kur konstatohet përfitim i kundërligjshëm, duhet të merren masa ligjore për kthimin e fondeve publike dhe ndjekjen administrative ndaj zyrtarëve përgjegjës, thotë ZKA.

Related

Previous Post

Top 10 ekipet më të vlefshme – Barcelona i bashkohet “klubit të miliarderëve”

Next Post

Tiramisu shtëpie me çokokrem

Next Post
Tiramisu shtëpie me çokokrem

Tiramisu shtëpie me çokokrem

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.