Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kontrast i fortë: Nafta 0.55€ jashtë, 1.91€ në Kosovë

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/04/2026
in Lajme
0
Kontrast i fortë: Nafta 0.55€ jashtë, 1.91€ në Kosovë
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi i naftës në tregun global është rreth 0.55 cent për litër, ndërsa në Kosovë qytetarët paguajnë 1.91 cent për litër, duke rezultuar në një diferencë prej 1.36 cent më shume.

Rënia e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare, pas armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, nuk është reflektuar në Kosovë. Përkundrazi, çmimet po vazhdojnë të rriten dita-ditës.

Sot, çmimi i naftës është 1.91 euro për litër, i benzinës 1.47 euro për litër, ndërsa i gazit 0.82 euro për litër. Në tregun global, një litër naftë kushton rreth 0.55 euro.

Kjo diferencë prej 1.36 euro vjen kryesisht nga akciza dhe TVSH-ja, si dhe nga kostot e transportit dhe marzha e fitimit të kompanive.

Çmimet janë rritur që nga e mërkura. Një ditë më herët, nafta ishte 1.89 euro për litër, benzina 1.46 euro për litër, ndërsa gazi 0.77 euro për litër.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,ka thënë se beson se stabilizimi i çmimit të naftës do të vazhdojë në ditët në vijim pas marrëveshjes për armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit.

Kusari-Lila tha se mekanizmi ekzistues për përcaktimin e çmimeve maksimale të lejuara nuk do të lejojë që çmimet të kalojnë normën e përcaktuar.

“Uroj që stabilizimi i çmimit të naftës dhe derivateve të vazhdojë në ditët në vijim. Kjo do të varet nga rrethanat në Lindjen e Mesme. Është shumë e rëndësishme që ky mekanizëm i yni deri tani ka dhënë rezultate, ndoshta jo në nivel 100%, por gjithsesi ka pasur kontroll të lëvizjeve të çmimeve. Nëse kemi qarkullim të lirë në Ngushticën e Hormuzit dhe stabilitet në bursat ndërkombëtare, atëherë edhe në Kosovë mund të hiqet mekanizmi i marzhës. Por duhet më shumë se një ditë për të vlerësuar nëse situata është stabilizuar plotësisht. Ne marrim informata dy herë në ditë për çmimet e importit dhe mekanizmi i marzhës nuk lejon tejkalim të normës së përcaktuar”, tha ajo.

Ministrja shtoi se po shqyrtohen mundësitë e ndërhyrjes në sektorin e transportit dhe bujqësisë.

“Ne konsiderojmë se aktualisht ka pasur mbarëvajtje të sektorit dhe nuk kemi pasur rritje ekstreme, pavarësisht lëvizjeve në bursat ndërkombëtare. Po shikojmë mundësinë e ndërhyrjes tek transporti dhe bujqësia, si sektorë që prekin kategoritë më të ndjeshme”, deklaroi ajo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani janë pajtuar për një armëpushim dyjavor, që mundëson edhe lëvizjen nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, e sheh këtë si një zhvillim të përkohshëm.

“Armëpushimi i fundit mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, kanë sjellë një qetësi të përkohshme në tregjet e naftës. Megjithatë, kjo mund të jetë një reagim afatshkurtër. Vetëm një marrëveshje e qëndrueshme do të sillte stabilizim të vërtetë edhe në Kosovë”, tha ai.

Kosova nuk ka rafineri të vetën dhe furnizohet tërësisht nga importet.

Gjatë periudhës janar–prill, janë importuar mbi 200 milionë litra karburant, me vlerë rreth 133 milionë euro. Nga këto, rreth 105 milionë euro janë mbledhur nga taksat doganore.

Burimet kryesore të furnizimit mbeten vendet arabe dhe rajoni: Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Greqia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania.

Ndërsa vitin e kaluar, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, janë importuar rreth 530 milionë euro naftë dhe benzinë. Për këto derivate, rreth 350 milionë euro janë paguar për akcizë dhe mbi 157 milionë euro për TVSH./gazetametro.net

Related

Previous Post

Kapet në kufirin e Shqipërisë një maqedonas në kërkim ndërkombëtar për drogë

Next Post

Irani refuzon kufizimet për pasurimin e uraniumit: “Kërkesat e SHBA-së dhe Izraelit nuk do të realizohen”

Next Post
Irani refuzon kufizimet për pasurimin e uraniumit: “Kërkesat e SHBA-së dhe Izraelit nuk do të realizohen”

Irani refuzon kufizimet për pasurimin e uraniumit: “Kërkesat e SHBA-së dhe Izraelit nuk do të realizohen”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.