Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Kosova ka nevojë për Qeveri që punon”, reagimet e Hamzës, Abdixhikut e Haradinajt pas shpalljes së zgjedhjeve

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/11/2025
in Lajme
0
“Kosova ka nevojë për Qeveri që punon”, reagimet e Hamzës, Abdixhikut e Haradinajt pas shpalljes së zgjedhjeve
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur 28 dhjetorin si datën për zgjedhjet e reja, pas dekretit që nënshkroi për shpërndarjen e Kuvendit.

Pas shpalljes së datës së zgjedhejve kanë reaguar krerët e ish-partive opozitare në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një konferencë për media ka deklaruar PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe se do të dalë fituese.

“Më 28 dhjetor, PDK është gati për fitore. Kosova ka nevojë për stabilitet, unitet dhe një qeveri që punon, që bashkëpunon me akterë të brendshëm dhe partnerë të jashtëm, si dhe që jep rezultate. Jo për improvizim, ndarje dhe ikje nga përgjegjësia. Jemi të bindur dhe besojmë thellë se bashkë me qytetarët, ne do ta hapim një kapitull të ri për vendin”, ka thënë ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e ka duke e quajtur këtë moment “faqe të re për vendin”.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës dhe atyre në mërgatë që më 28 dhjetor të bashkohen në një “mision qytetar” për ndryshim.

Abdixhiku tha se pas një viti të rëndë për vendin, zgjedhjet e fundvitit janë një mundësi që shpresa të ketë “adresë” dhe që vendi të marrë drejtim të ri. Sipas tij, Kosova është e gatshme të lërë pas “vitet e humbura, ngecjet, lodhjet e zhgënjimet”, duke hyrë në një fazë të re ndërtimi institucional dhe rikthimi të dinjitetit.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm për të zgjedhur një qeveri të re, por për të përcaktuar kush jemi si popull dhe çfarë duam të jemi si vend,” tha ai në thirrjen e tij.

Kreu i LDK-së theksoi se partia e tij hyn në këtë garë me program serioz, ekip të përgatitur dhe “besim të palëkundur” në qytetarët e Kosovës, ndërsa kërkoi bashkim të të gjithë atyre që besojnë se qeverisja duhet të ndërtojë e jo të ndajë, si dhe tek orientimi euroatlantik i vendit.

“Më 28 dhjetor nuk nis vetëm një garë. Nisë një epokë e re për Kosovën. Dhe këtë herë, epoka shkruhet prej nesh,” u shpreh Abdixhiku, duke i ftuar qytetarët të “sjellin dritë Republikës”, ka shkruar ai.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas shpalljes së datës së zgjedhjeve i është drejtuar me një thirrje mërgatës ku tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës, pretendojnë të kthejnë vendin “në binarët e normalitetit”.

Ai u shpreh kundër ndarjes së mjeteve financiare, siç i quan ai të vogla, të dara nga qeveria në detyrë, siç janë shpërblimet simbolike prej 100 eurosh, duke theksuar se qytetarët meritojnë angazhim institucional të qëndrueshëm dhe jo “shtesa të përkohshme që i shërbejnë pushtetit”.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar afatet kohore të aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 28 dhjetor 2025.

KQZ u ka dhënë afat partive që nga 24 nëntori e deri më 30 nëntor të deklarojnë koalicionet.

Sipas vendimit të KQZ-së, procesi zgjedhor do të zhvillohet sipas këtyre afateve kryesore:

Vendimi për kufizimin e shpenzimeve të fushatës: deri më 24 nëntor 2025.

Deklarimi i partive politike për mos-pjesëmarrje në zgjedhje: 24–30 nëntor 2025.

Deklarimi për pjesëmarrje përmes koalicioneve: 24–30 nëntor 2025.

Aplikimi për certifikim të subjekteve politike: 24–30 nëntor 2025.

Dorëzimi i listave të kandidatëve: 24 nëntor – 7 dhjetor 2025.

Tërheqja e shortit për renditjen në fletëvotim: 8 dhjetor 2025.

Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve: 26 nëntor 2025.

Publikimi i listës së Qendrave të Votimit: 25 nëntor 2025.

Miratimi dhe publikimi i Qendrave Komunale të Numërimit: 25 nëntor 2025.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.

Kundërshtimet dhe konfirmimet për listën votuese: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.

Certifikimi i listës votuese brenda dhe jashtë vendit: 10 dhjetor 2025.

Votimi përmes postës: 12–27 dhjetor 2025.

Fushata zgjedhore për subjektet e certifikuara: 17 dhjetor – 28 dhjetor 2025, ora 06:59.

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta: 11–21 dhjetor 2025.

Emërimi i Këshillave të Vendvotimeve në Kosovë dhe në përfaqësitë diplomatike: deri më 16 dhjetor 2025.

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve: 5–20 dhjetor 2025. /Reporteri.net/.

Related

Previous Post

Gjermania frenon nxitimin amerikan: Trump i vë ultimatum Kievit për planin e paqes, Berlini paralajmëron rrezikun

Next Post

Ish-ambasadori Bosch mesazh politikanëve: Bëni kompromis, vendosni interesin e vendit mbi interesin e partive

Next Post
Ish-ambasadori Bosch mesazh politikanëve: Bëni kompromis, vendosni interesin e vendit mbi interesin e partive

Ish-ambasadori Bosch mesazh politikanëve: Bëni kompromis, vendosni interesin e vendit mbi interesin e partive

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.