Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

‘Kosova në prag të ngërçit politik, shkak vakumi kohor që la Kushtetuesja më 2014’

jykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa. Hajdari i kishte kërkuar Supremes që ta vlerësojë vendimmarrjen e PZAP-së që e vendosi si të pabazuar ankesën e tij, me të cilën pretendonte se votat për të nuk iu përputhën në disa vendvotime. Supremja aktualisht është duke shqyrtuar ankesën e LVV-së në lidhje me votat në diasporë, e cila ka kërkuar anulimin e tërësishëm të votave me postë dhe rivotim.

Valon Arifi by Valon Arifi
25/03/2025
in Lajme
0
‘Kosova në prag të ngërçit politik, shkak vakumi kohor që la Kushtetuesja më 2014’
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Për dy ankesat tjera, një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.641/2025 dhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.639/2025, do te vendoset brenda afatit ligjor prej 5 ditësh, i cili llogaritet nga data e pranimit te ankesës, duke përfshirë fundjavën.

PZAP javën e kaluar ka rrëzuar 6 ankesa të subjekteve politike përfshirë edhe dy të LVV-së, me arsyetimin se nuk kanë prova që dëshmojnë se procesi i votimit në diasporë është kontaminuar. Ndërkohë, nëse këto ankesa i rrëzon edhe Gjykata Supreme, atëherë KQZ do të procedojë me certifikimin e rezultatit zgjedhor.
Njohës të çështjeve Kushtetuese dhe procesit zgjedhor, vlerësojnë se për tu rrëzuar vendimi i PZAP-së në Supreme, ankimusit do duhej që të dërgonin prova të reja, në të kundërtën vendimi i Supremes do të jetë i ngjashëm me atë të PZAP-së.

“Supremja mund ta kthejë edhe në rishqyrtim te PZAP-ja përsëri, por edhe mund ta mbështes vendimin e saj dhe në këtë mënyrë i hapet rruga certifikimit të rezultatit zgjedhor”, tha Vullnet Bugaqku nga KDI.

Nëse Supremja rrëzon vendimin e PZAP-së, gjithë procesi i votimit në diasporë dhe numërimit do të vonojë edhe për 2 deri në 3 muaj të tjerë. Ndërsa në rastin tjetër KQZ-ja, ka në dorë certifikimin e rezultatit zgjedhor i cili bëhet me dy të 3-tat e votave të anëtarëve të KQZ-së.

 

“Brenda 30 ditëve presidenti ka obligim kushtetues të thërras mbledhjen e parë konstituive, përgatitjet bëhen me ish-kryetarin e Kuvendit dhe grupet parlamentare që kanë fituar mandat. Zgjidhet kryetari, nënkryetarët që janë nga të gjitha subjektet politike dhe 2 të minoriteteve. Kryesia dhe trupat parlamentare. Partia fituese ka obligim kushtetues të dërgoj një emër për të mandatar tek presidenti, pastaj ky emër brenda 15 ditëve ka për obligim ta formojë qeverinë, nëse nuk mundet vjen partia e dytë.”,  tha për rtv21 Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese

Situata e krijuar pas votimeve të 9 shkurtit kur të gjitha partitë politike opozitare kundërshtojnë një bashkëpunim me LVV-në dhe kundërshtinë e LVV-së që të bashkëpunoj me subjektet në opozitë pa pasur numra të mjaftueshëm prej më së paku 61 syresh për formimin e qeverisë, kujton ngërçin politik të vitit 2014.

Megjithatë, kushtetuesja nuk ka caktuar afat kohor se deri kur partia fituese e zgjedhjeve ka kohë për ta mandatuar  kryetarin e Kuvendit. Situatë e cila mund ta zvarrisë këtë proces për një periudhë të gjatë kohore.

Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, koalicioni AAK-Nisma 8. Ndërsa komunitetet jo-shumicë 20 ulëse të cilat i kanë të garantuara me Kushtetutë./RTV21

Related

Previous Post

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njofton për përkrahjen e transportit të gjelbër në qytet

Next Post

Dy të arrestuar dhe tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Next Post
Dy të arrestuar dhe tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Dy të arrestuar dhe tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.