“Thash mos deshe të më pyesësh për kerrin klasik, çështja e bllokimit është krejt e qartë, opozita është barrikaduar kundër komisionit, nuk kuptohet pse.” – tha Kraki pas dështimit të 24-të në Kuvend.
Ai u pyet edhe për pagën e deputetëve, të cilën do ta marrin 120 deputetët edhe pse s’kanë kryer farë pune që dy muaj.
“Është puna e pagave është e çështje e ndjeshme, duhet që rregullat e lojës me i respektu me bë të gjithë bashkë Kuvendit. Nuk e kam shiku ende, nuk e di sa e kam pagën, e kam lexu që është 1 mijë e 700 euro paga bazë por nuk i di detajet”, theksoi Kraki.