10 tetor 2025 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është prononcuar për media pas konstituimit zyrtar të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“Se a është konstituuar Kuvendi apo jo, mendoj se kjo s’e ka marrë formën e plotë”, tha Krasniqi para mediave, transmeton Klan Kosova, përcjell Qendra.info.
Ai shtoi se është e qartë që asnjëra palë politike nuk ka shumicën parlamentare, prandaj sipas tij, duhet gjetur mekanizmi që e dërgon vendin në zgjedhje të reja dhe të vërteta.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës u konstituua sot pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar i pestë i Parlamentit, përfaqësues nga komuniteti serb.