Krenar Xhaferi, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish. Drejtor për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave në Komunën e Prishtinës, ka bërë publike një postim ku kritikon ministrinë që udhëhiqet prej Hajrullah Çekut për bllokimin e disa prej projekteve kryesore të kryeqytetit.
Ai thotë se katër prej këtyre projekteve, të vendosura në distanca shumë të afërta prej njëra-tjetrës, janë bllokuar nga Ministria nën drejtimin e Çekut dhe apelon për dashuri për qytetin dhe politika që nuk pengojnë zhvillimin.
“Shpimet gjeomekanike për nënkalimin e rrugës ‘Agim Ramadani’ i kemi bërë ne nga ministria … e njëjta rrugë është bllokuar nga k’ta. Po ashtu, unaza e brendshme dhe projektet e tjera të rëndësishme në momentin që kanë pasur probleme ne jemi angazhuar …”
Xhaferi thekson se kur ka qenë në nivelin ministër, ka qenë ai i autorizuar për koordinim me Komunën e Prishtinës dhe çdo problem i qytetit është zgjidhur me prioritet.
Në postim ai apelon: “Prishtina duhet me u dashtë dhe mos me u blloku! Kush vjen me blloku qytetin, nuk ka vend këtu!”