Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Kritikat ndaj Speciales në Kosovë, Gjermania thotë se vazhdon ta mbështesë fuqishëm dhe pa mëdyshje punën e saj

Mandat i tejzgjatur, aktakuza të reja dhe një qasje për shumë kënd joadekuate ndaj të akuzuarve, janë disa nga arsyet se pse në Kosovë zërat kritikues ndaj Gjykatës Speciale janë shtuar, shkruan Gazeta Express.

03/04/2025
in Lajme
Reading Time: 7 mins read
Kritikat ndaj Speciales në Kosovë, Gjermania thotë se vazhdon ta mbështesë fuqishëm dhe pa mëdyshje punën e saj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti i fundit që ngjalli një valë reagimesh ndaj Speciales, ishte ai i moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi që të marrë pjesë në varrim e babait të tij.

Kritikat ndaj Speciales në Kosovë, Gjermania thotë se vazhdon ta mbështesë fuqishëm dhe pa mëdyshje punën e saj

Mandat i tejzgjatur, aktakuza të reja dhe një qasje për shumë kënd joadekuate ndaj të akuzuarve, janë disa nga arsyet se pse në Kosovë zërat kritikues ndaj Gjykatës Speciale janë shtuar, shkruan Gazeta Express.

Rasti i fundit që ngjalli një valë reagimesh ndaj Speciales, ishte ai i moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi që të marrë pjesë në varrim e babait të tij.

Lexo Edhe:

Promoted Content

U Caps
Dëgjimi rikthehet menjëherë pasi ta bëni këtë!
Dermal
A keni vënë re psoriazë? Bëjeni këtë menjëherë

Përveç qasjes ndaj të akuzuarve, gjë e cila shpeshherë ka ngjallur irritim në Kosovë, është edhe çështja e mandatit të saj dhe ajo e akuzave, duke pasur parasysh se në fillim një nga arsyet kryesore të krijimit të kësaj gjykate, ishin akuzat për trafik organesh, siç përmendet në raportin e Dick Martyt.

Lidhur me këto çështje e tjera që diskutohen rreth Speciales, eksponentë partiakë e publikë e kanë ngritur idenë e zhbërjes së kësaj Gjykate.

Lidhur me këto tema, Gazeta Express, ka dërguar pyetje tek ambasadat e akredituara nw Kosovë, shtete të cilat kanë qenë përkrahëse të fuqishme të kësaj gjykate që nga fillimi.

Gjermania, e cila është edhe nga financuesit më të mëdhenj të këtij institucioni të Kosovës të zhvendosur jashtë, i është përgjigjur pyetjeve që Gazetës Express që janë ngritur në publik javëve të fundit.

Gazeta Express:  Kohët e fundit kritikat ndaj Gjykatës Speciale janë shtuar dukshëm dhe një nga arsyet për këtë është edhe trajtimi i të akuzuarve atje. Në veçanti, rasti i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Cili është vlerësimi juaj për këtë trajtim dhe a besoni se veprime të tilla përputhen me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut?

Ambasada Gjermane: Si parim i përgjithshëm, ne nuk komentojmë vendimet individuale të marra nga organet e pavarura gjyqësore, duke përfshirë Dhomat e Specializuara të Kosovës. Mosndërhyrja në punën e gjyqësorit është një aspekt themelor i shtetit të së drejtës. Vetë Dhomat e Specializuara, në deklaratën e tyre për shtyp të datës 18 mars të këtij viti, kanë theksuar se “Kur një i paraburgosur bën një kërkesë të kësaj natyre, gjyqtari ose gjyqtarët që merren me çështjen vlerësojnë të gjitha rrethanat në kohën kur kërkesa është bërë me urgjencën dhe dhembshurinë që kërkojnë situata si kjo. Ata vendosin bazuar në kuadrin ligjor të KSK-së dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”. Për më shumë detaje, ju lutemi referojuni deklaratës këtu: https://www.scp-ks.org/en/statement.

Gazeta Express:  Sa i përket zgjatjes së mandatit të Gjykatës: A mendoni se është i justifikuar vazhdimi i përsëritur i mandatit të saj dhe a mendoni se duhet të ketë një afat të qartë se kur duhet të përfundojë puna e kësaj gjykate?

Ambasada Gjermane: Parimi i shtetit të së drejtës i lejon edhe Dhomat e Specializuara, si organe të pavarura gjyqësore, të përcaktojnë kohën e nevojshme për përfundimin e çështjeve që kanë para tyre. Sipas Ligjit Nr. 04/L-274 për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, puna e Dhomave të Specializuara “do të vazhdojë derisa Këshilli i Bashkimit Evropian ta njoftojë Kosovën se hetimi dhe këto procedura kanë përfunduar”.

Gazeta Express: Një nga arsyet kryesore të krijimit të saj ishin akuzat për trafik organesh, siç përmendet në raportin e Dik Martit. Megjithatë, këto akuza nuk janë më pjesë e hetimit. A mendoni se ky devijim ka shkaktuar një zhvendosje nga qëllimi  fillestar?

Ambasada Gjermane: Ligji Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, së bashku me aktet e tij rregullatore përkatëse, përshkruan në detaje fushëveprimin e mandatit të Dhomave të Specializuara. Sipas kësaj rregulloreje, mandati i Dhomave të Specializuara nuk kufizohet vetëm në trafikimin e organeve, por përfshin edhe krimet kundër njerëzimit sipas ligjit ndërkombëtar, krimet e luftës sipas ligjit ndërkombëtar, si dhe krime të tjera specifike sipas ligjit të Kosovës.

Gazeta Express: Sot në Kosovë, përveç kritikave, ka shumë zëra që kërkojnë shpërbërjen e gjykatës. Duke qenë se Gjykata Speciale u krijua me mbështetjen e fortë të partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë edhe vendin tuaj, a ka ndryshuar qëndrimi juaj ndaj kësaj gjykate? Vazhdoni ta mbështesni në formën e tanishme?

Ambasada Gjermane: Gjermania vazhdon të mbështesë fuqishëm dhe pa mëdyshje Dhomat e Specializuara të Kosovës në të gjitha aspektet e saj. Ato janë një shtyllë thelbësore e sundimit të ligjit në Kosovë dhe një element thelbësor në avancimin e drejtësisë tranzicionale në të gjithë rajonin.

Related

Previous Post

Federata e Serbisë u kërkon falje serbëve, thotë se s’ka më flamur të Kosovës në Kongresin e UEFA-s

Next Post

Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, reagon Rama: Lamtumirë yll!

Next Post
Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, reagon Rama: Lamtumirë yll!

Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, reagon Rama: Lamtumirë yll!

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

15/06/2025
Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

15/06/2025
Sa ujë duhet të pijmë me të vërtetë? Mjekët zbulojnë të vërtetën që do t’ju trondisë.

Sa ujë duhet të pijmë me të vërtetë? Mjekët zbulojnë të vërtetën që do t’ju trondisë.

15/06/2025
Nis Kupa e Botës për Klube, Mesi e humbë kohën dhe Al Ahli humb shansin

Nis Kupa e Botës për Klube, Mesi e humbë kohën dhe Al Ahli humb shansin

15/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

15/06/2025
Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

15/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info