Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë racionalisht përdorimin e ujit.
KRU Prishtina njofton se sot ka pasur rritje të kërkesës për ujë të pijshëm pavarësisht se shpërndarja po bëhet me kapacitete maksimale, shkruan KosovaPress.
“Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit në zonat urbane e rurale”, thuhet në postim.