Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kryeprokurori Gashi shfaqet krah Konjufcës e Pecit gjatë ndeshjes Sllovaki–Kosovë

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/03/2026
in Category
0
Kryeprokurori Gashi shfaqet krah Konjufcës e Pecit gjatë ndeshjes Sllovaki–Kosovë
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, mbrëmë e ka shkelur rënd Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë. Në kundërshtim me parmet e përgjithshme të këtij kodi, ai është parë duke festuar me njerëz të fuqishëm të Qeverisë Kurti.

Kryeprokurpri Gashi nuk e kishte parë fare si problem që të qëndronte me orë të tera i rrethuar me zyrtarë të lartë qevertër.

Duke injoruar çdo parim etik e profesional, ai kishte zgjedhur që ndeshjen historike Sllovaki – Kosovë ta shikonte nga stadiumi në Bratisllavë së bashku me disa zyrtarë të lartë të partive politike.

Në një fotografi të postuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryeprokurori i Prishtinës shihet i rrethuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca dhe kryetarit të partisë Guxo, Faton Peci, i cili është edhe kryetar i komunës së Mitrovicës.

Gjithashtu, afër prokurorit shihet edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani.

Fotografinë e publikuar tregon se përveç kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, aty ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ky veprim i kryeprokurorit të Prishtinë është në kundërshtim me Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë.

Ky kod, i cili përcakton parime që duhet t`i kenë prokurorët gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, ia ndalon prokurorit Gashit “festat” dhe ndejat me politikanë.

Në faqen 7 të këtij kodi thuhet se prokurorët duhet të shmangin çdo sjellje dhe situatë që mund të vërë në pikëpyetje integritetin dhe paanshmërinë e tij.

“Prokurori gjatë gjithë kohës, në të gjitha rrethanat, në detyrë dhe në jetën private duhet: 3.1. T’i respektojë standardet e larta të sjelljes profesionale dhe personale; 3.2. T’i kryejë detyrat me paanshmëri dhe kujdes; 3.3. Të shmangë çdo sjellje dhe situatë që mund të vërë në pikëpyetje integritetin dhe paanshmërinë; 3.4. Ta respektojë dhe t’i përmbahet ligjit; 3.5. T’i kryejë detyrat e tij bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në faqen 7 të këtij kodi.

Më pas, në faqen 9, Kodi i Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë e ndalon një veprim të cilin kryeprokurori Gashi e ka bërë mbrëmë.

“Prokurori duhet të përmbahet nga çdolloj sjelljeje që mund të nxitë dyshime se është person politik”, thuhet në faqen 9 të Kodit të në fjalë.

Për më tepër, prokuroria që drejton Zejnullah Gashi, kohë me parë kishte pasur punë me politikanët që shihen në fotografi.

Prokuroria e Prishtinë, para disa viteve, ishte marrë edhe ish-ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Derisa ky i fundit e kishte akuzuar biznesmenin Behxhet Pacollin për përfshirje në vrasjen e vëllezërve Gërvalla, prokuroria e Prishtinës ishte marrë me te.

“Behxhet Pacolli, po të drejtohem shumë gjakëftohtë. Shumë faleminderit për këshillën more “trim altruist”. Po prej se e kam kuptu që emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës, unë ty të llogariti diçka tjetër”, kishte shkruar Peci në profilin e tij në Facebook.

Për këto pretendime, ai ishte intervistuar nga vartësit e kryeprokurorit Zejnullah Gashit.

Deri me tani kryeprokurorit i Prokurorisë së Prishtinës, Zejnullah Gashit, nuk e ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me këtë fotografi.

Related

Previous Post

Pas vendimit të Kushtetueses, mblidhet Kryesia e Kuvendit

Next Post

Brikena habit të gjithë në dhomën e rrëfimit: “Do ta mbyll me Mateon”

Next Post
Brikena habit të gjithë në dhomën e rrëfimit: “Do ta mbyll me Mateon”

Brikena habit të gjithë në dhomën e rrëfimit: “Do ta mbyll me Mateon”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.