Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeprokurori Kryeziu: Katër subjektet e mëdha të përfshira në manipulimin e votave të kandidatëve

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/01/2026
in Lajme
0
Kryeprokurori Kryeziu: Katër subjektet e mëdha të përfshira në manipulimin e votave të kandidatëve
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha se katër subjektet më të mëdha politike janë të përfshira në dyshimet për manipulimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Në një konferencë për media të premten, Kryeziu tha se të gjithë të dyshuarit për manipulim të rezultatit zgjedhor, sot “janë ballafaquar me forcën e ligjit”.

“Sot, secili prej atyre që ka guxuar t’i fusë duart në vullnetin e qytetarëve, është ballafaquar me forcën e Ligjit”, tha Kryeziu.

Kryeziu sqaroi se manipulimet kanë ndodhur me rezultatet e kandidatëve për deputetë.

“Nuk bëhet fjalë për manipulimin e votave të subjekteve politike, por për manipulime brenda llojit”, tha Kryeziu. “Katër subjektet më të mëdha politike i kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe kanë menduar se larg syve të Prokurorisë dhe Policisë mund të manipulojnë dhe mund të ia dalin pa të keqe”.

Sipas Kryeziut, mijëra vota të kandidatëve për deputet dyshohet se janë manipuluar vetëm në Komunën e Prizrenit

Ai tha se ka mbi 40 mijë vota të shtuara ndaj kandidatëve, ndërsa rreth 27 mijë vota të hequra.

“Vetëm në një vendvotim numri i votave të manipuluara ka shkuar 2,244 vota”, tha ai.

Kryeziu tha se vetëm në një klasë të një vendvotimi ka rezultuar të mos ketë pasur dyshime për keqpërdorimin e rezultateve të kandidatëve për deputet.

Related

Previous Post

Bajrami: Organizimi i ligjëratave nga Specialja në shkolla përbën një akt të rëndë politik, institucional dhe moral

Next Post

Djali i Rasim Demirit dyshohet për manipulim të votave në Prizren

Next Post
Djali i Rasim Demirit dyshohet për manipulim të votave në Prizren

Djali i Rasim Demirit dyshohet për manipulim të votave në Prizren

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.