Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeziu: Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë ligje detyruese – Moszbatimi mund të jetë vepër penale

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/07/2025
in Lajme
0
Kryeziu: Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë ligje detyruese – Moszbatimi mund të jetë vepër penale
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë sugjerime, por ligje detyruese për institucionet shtetërore.

Në një intervistë për RTK, Kryeziu tha se shteti nuk ka të drejtë të komentojë apo interpretojë aktgjykimin, por ka vetëm një detyrë: ta zbatojë atë.

“Në sistemet demokratike, secili ka të drejtë të interpretojë, edhe qytetari i thjeshtë, edhe ligjvënësi. Por shteti, në këtë rast, nuk duhet të flasë. Shteti duhet vetëm të zbatojë vendimin,” tha ai.

Kryeziu e cilësoi çdo vonesë për konstituimin e Kuvendit si cenim të rendit kushtetues dhe juridik, dhe shtoi se kjo mund të përbëjë vepër penale, e dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Brenda 30 ditësh, nëse deputetët nuk e konstituojnë Parlamentin, kemi shkelje të Kushtetutës. Kjo është vepër penale dhe e ndëshkueshme ligjërisht,” tha ai.

Deklarata e Kryeziut vjen në një kohë kur debati mbi interpretimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese është intensifikuar, duke krijuar pasiguri në lidhje me funksionimin institucional dhe respektimin e rendit kushtetues në vend.

Related

Previous Post

BE dhe Kina shënojnë 50 vjet marrëdhënie mes tensioneve: Samiti në Pekin pritet me pritje të ulëta

Next Post

Real Madridi ‘çmendet’ për Rodrin: Ofron Camavinga, Rodrygo dhe 40 milionë euro për yllin e Cityt

Next Post
Real Madridi ‘çmendet’ për Rodrin: Ofron Camavinga, Rodrygo dhe 40 milionë euro për yllin e Cityt

Real Madridi ‘çmendet’ për Rodrin: Ofron Camavinga, Rodrygo dhe 40 milionë euro për yllin e Cityt

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.