Drejtori i KDI`së, Ismet Kryeziu ka thënë se situate politike në Kosovës është në krizë të thellë, raporton Periskopi.
Ai në Facebook ka thënë se kjo situatë do të duhej të ishte alarmante për partitë, e jo të shkelin interest e Republikës.
Postimi i plotë:
48-orëshi i Kuvendit tani u harrua!?
Situata politike është futur në krizë të thellë: disa po e luajnë kryetarin e Kuvendit, të tjerët po e trajtojnë Kuvendin si të pakonstituar. Tani as kalendari për krijimin e qeverisë nuk po ecën dhe as puna e Kuvendit. Arritën ta kthejnë krizën politike e institucionale në normalitet.
Kjo situatë do të duhej të ishte alarmante për partitë politike, por ato po i shkelin interesat e Republikës dhe po e lënë vendin pa institucione, vetëm për të ruajtur intetesat e tyre partiake.