Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha u justifikua për shkrimin skandaloz kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Periskopi.
Ai para mediave kërkoi falje duke thënë se ishte i pakujdessëm e i pavëmendshëm.
Basha po ashtu paralajmëroi se do të zhvillojë vizita në Prekaz e te familja e presidentit Ibrahim Rugova.
“Sigurisht që do të shkojë t’i vizitojë. Ato janë vende të shenjta të të gjithë shqiptarëve. Po besoj që në një kohë shumë të shkurtër, marrë parasysh angazhimet që i kemi pasë këto ditë. Patjetër se do ta vizitojë edhe Prekazin, do ta vizitojë edhe familjen e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe e çmoj e vlerësoj secilin person që ka kontribuuar për shtetin tonë”, tha ai.