Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kupa e Mbretit/ Real Madridi kërcënoi me bojkot të finales, orët e mosbindjes ‘Galaktike’ dhe vendimi

Valon Arifi by Valon Arifi
26/04/2025
in Lajme
0
Kupa e Mbretit/ Real Madridi kërcënoi me bojkot të finales, orët e mosbindjes ‘Galaktike’ dhe vendimi
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot (26 prill) në orën 22:00 në Sevilla skuadrat e Real Madrid dhe Barcelonës do diskutojnë finalen e Kupës së Mbretit. “El Clasico” rrezikoi mos luhej dhe të krijonte precedent si finalja e parë ku një skuadër tërhiqej.

Fjala është për Real Madrid, që një ditë para finales kërcënoi me bojkot, nuk zhvilloi konferencën zyrtare dhe stërvitja nuk u bë e hapur siç ishte parashikuar.

Gjithçka lidhet me konferencën për mediet nga arbitrat e finales, ku kryesori Ricardo de Burgos Bengoetxea u përlot pas akuzave nga Real Madrid Tv se ai nuk ka qenë korrekt me madrilenët.

“Kur fëmija yt shkon në shkollë dhe fëmijët e tjerë i thonë se babai yt është ‘hajdut’ dhe vjen në shtëpi duke qarë, është totalisht e papranueshme. Çfarë përpiqem të bëj është që ta edukoj fëmijën tim, t’i them se babai i tij është i sinqertë dhe mbi të gjitha, mund të bëjë gabime si çdo sportist tjetër”, tha i përlotur arbitri i finales.

Pablo Gonzalez Fuertes, i cili do të jetë në VAR për finalen e sotme, ka shkuar edhe më tej duke paralajmëruar se gjyqtarët mund të ndërmarrin hapa ligjore ndaj kanalit të Real Madridit.

“Nuk ka dyshim se ne do të fillojmë të marrim masa më serioze se sa po marrim aktualisht. Ne nuk do të vazhdojmë të lejojmë atë që po ndodhë. Së shpejti, ju do të dëgjoni nga ne”, ka thënë Fuertes.

Pas këtyre deklaratave klubi i Realit ka qenë i qartë dhe i ka kërkuar Federatës që të ngarkojë dikë tjetër në VAR. Por, pas kërcënimeve për bojkot që zgjatën disa orë, Real Madrid u tërhoq.

Related

Previous Post

Varrimi i Papës: Pjesëmarrës mbi 200 mijë njerëz dhe 170 delegacione ndërkombëtare

Next Post

Reuters publikon propozimin e SHBA-ve për paqen në Ukrainë

Next Post
Reuters publikon propozimin e SHBA-ve për paqen në Ukrainë

Reuters publikon propozimin e SHBA-ve për paqen në Ukrainë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.