Në psikanalizën e Zhak Lakanit, çdo përpjekje për t’i dhënë jetës “kuptim” është në fakt një formë robërie. Sipas tij, njeriu humbet lirinë pikërisht në momentin që përpiqet ta përcaktojë veten përmes gjuhës, ideve apo moralit.
Lacani shkon më tej, duke thënë se psikanaliza nuk ka për qëllim të japë kuptim, por ta zhveshë subjektin prej tij – ta çlirojë nga iluzioni se “jemi” ajo që shoqëria na thotë se jemi.
Në këtë boshllëk të zhveshur nga çdo përcaktim, njeriu përballet për herë të parë me vetveten. Prandaj, sipas Lakanit, shpëtimi nuk qëndron në gjetjen e kuptimit, por në pranimin e mungesës si pjesë natyrore e ekzistencës.
“Njerëzit nuk vetëvriten sepse jeta s’ka kuptim, por sepse ka tepër kuptim,” shkruante Lacani, duke paralajmëruar se vetë kuptimi mund të bëhet burg shpirtëror.
Në fund, mesazhi i tij është i qartë: njeriu shpëton jo duke e mbushur boshllëkun, por duke mësuar të jetojë me të.
Qendra.info – nga një reflektim i publikuar në “Ora” /

