Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ish-ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, janë parë sot në Mitrovicë duke mbështetur kandidatin për kryetar të komunës, Faton Peci, në kuadër të fushatës për balotazhin e së dielës.
Balotazhi në Mitrovicë zhvillohet mes Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arian Tahirit nga Partia Demokratike e Kosovës. Takimi me qytetarë shërbeu për të prezantuar programin e fushatës dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen në zgjedhje./Qendra.INFO
