Murat Jashari “figurë ideal unifikuese” për President të Kosovës.
Kështu tha Albin Kurti i Vetëvendosjes në mbledhjen e Këshilit të Përgjithshëm të partisë së vet, ku foli për çështjen urgjente të zgjedhjes së presidentit të vendit, gjë e cila duhet të merr epilog më 4 mars, ose përndryshe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
Në mungesë të një kandidat konsensual si Murat Jashari, Kurti tha se partia Vetëvendosje preferon edhe që secila parti politike të ketë kandidat të vet të propozuar partiakisht dhe që ajo të bëhet me garë demokratike në Kuvend të Kosovës.
“Zgjedhja e Murat Jasharit do të ishte zgjedhja e duhur në kohën e duhur. Kjo do të ishte rasti ideal,” tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.
Kurti tha se meqënëse nuk po arrihet te një kandidat konsensual, atëherë mund të shkohte edhe me garë në Kuvend siç e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës.
Fjalimi i Kurtit në Këshill të Përgjithshëm:
Për president duhet 80 vota.
Kam qenë plotësisht i vetëdijshëm se VV nuk i ka e vetme këto vota.
Për këtë arsye kam vendosur kontakte me liderët e dy partive më të mëdha opozitare, që të diskutojmë për mënyrat e tejkalimit të kësaj sfide.
Takimet kanë qenë konstrukive dhe fillimisht ka pasur pajtueshmëri që vendi ka neovjë për figurë unifikuese. Sigurisht nga familja emblematike Jashari.
Bindja ime ka qenë se një figurë si Murat Jashari do të gëzonte mbështetje nga të gjitha partitë.
Në kohë të vështira kemi gjetur mbështetje dhe frymëzim te familjar Jashari, ashtu siç gjetëm në kohën e luftës nën udhëheqjen e Adem jASHARIT.
Zgjedhja e Murat Jasharit do të ishte zgjedja e duhur në kojën e duhur.
Kjo do të ishte rasti ideal.
Megjithëkëto pas takimit të dytë që pata me kryetarin e PDK-së, më është kumtuar nga një qëndrim i kryesisë së tyre; që ata konsiderojnë se Presidenti nga java e ardhshme duhet të vijë nga PDK.
Nisur nga ky qëndirm mendoj se kandidati mund të vijë nga secili subjekt, por në fund zgjedhjen pë president nuk e garanton përkatësia partiake, por vota në kuvend.
Nëse s’arrimë figurë unfifikuese, atëherë garë brenda kuvendit. Këtë e sheh Kushtetuta për proces demokratik….për të shmangur nevojën për zgjedhjet e jashtëzkaonshme.
Nesër do ta takoj Lumiri Abdixhikun. Mirëpo ne kemi qëndrimin që të kteë garë të hapur që secili subjekt të ketë kandidat t ëvet, atëherë ne pajtohemi
Si kryetar po angazhohem maksimalisht që ta kalojmë këtë proces.
Unifikues do të ishte Murat Jashari.
Ne si VV jemi të gatshëm për të gjitha opsionet.

