Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti e falënderon, ‘opozita’ e kritikon: Osmani në linjë me VV-në edhe për datën e zgjedhjeve

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/11/2025
in Lajme
0
Kurti e falënderon, ‘opozita’ e kritikon: Osmani në linjë me VV-në edhe për datën e zgjedhjeve
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe një herë u dëshmua në linjë me Vetëvendosjen.

Kjo pasi respektoi kërkesën e kësaj partie që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor.

Osmani e arsyetoi vendimin duke thënë se 21 dhjetori është afër, e se është më demokratike të ketë pjesëmarrje edhe nga diaspora.

“Data 21 dhjetor është datë shumë e afërt, ka procedura, tenderë. Andaj e kam vlerësuar datën 28 dhjetor”, tha ajo.

Ndonëse e para e shtetit ka vendosur datën e propozuar nga VV-ja, ajo ka mohuar se ka mbajtur anën partisë në pushtet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ajo ka treguar së në vitin 2021 kishte vendosur kundër propozimit të Albin Kurti për shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale.

“Siç kanë thënë disa njerëz shumë par nesh e shumë më të mençur se ne: nëse askush nuk të akuzon për asgjë, atëherë nuk ke qëndruar për asgjë. Në vitin 2021 kur partia në pushtet që kishte më shumë se 50 për qind të votave kërkonin që unë ta shtyja datën e zgjedhjeve lokale dhe kishim një opozitë shumë më të vogël se që është sot, unë vendosja në favor të kërkesës së opozitës që mos të shtyhej data e zgjedhjeve lokale, sado që kisha të drejt kushtetuese a bëjë një gjë të tillë. Edhe pse e zgjodha datën e favorshme për opozitën prapë u akuzova se po koordinohem dhe po ia bëj qefin Kurti”, ka thënë Osmani.

Related

Previous Post

Ismet Ramushi: Kosova me rritje të jashtëzakonshme, kam shpresa të mëdha për Botërorin

Next Post

Abdixhiku: Më 28 dhjetor nis një epokë e re për Kosovën – mërgatë, është koha për një fillim të ri pas një viti të rëndë

Next Post
Abdixhiku: Më 28 dhjetor nis një epokë e re për Kosovën – mërgatë, është koha për një fillim të ri pas një viti të rëndë

Abdixhiku: Më 28 dhjetor nis një epokë e re për Kosovën – mërgatë, është koha për një fillim të ri pas një viti të rëndë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.