Share:
Share
Tweet
Kryeministri Albin Kurti ka emëruar një zëvendësministër në dikasterin e Bujqësisë.
Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është emëruar Igor Mitiq, shkruan Insajderi.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Igor Mitiq në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kryeministri Kurti e uroi z. Mitiq për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.
Ky është zëvendësministri i parë i emëruar në këtë dikaster, që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i Kurtit, Armend Muja.



