Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Kurti: Kemi siguruar parat për 100 megawat nga energjia solare

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Korporatën Energjetike të Kosovës, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin. Kurti ka thënë se si Qeveri po ndërmarrin të gjitha hapat në dispozicion për të siguruar ulje të konsumit të energjisë.

rinor_post by rinor_post
21/12/2022
in Ballina
0
Kurti: Kemi siguruar parat për 100 megawat nga energjia solare
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, s’është dhënë ndonjë informatë për rrymën që po prodhohet në KEK dhe blloqet që janë në funksion.

“Në mes të kësaj sfide që i ka shkundur themelet e njërit prej sektorëve më të lëna pas, KEK-u, me ndihmën e Qeverisë së Kosovës, ka arritur që të përmbyll projekte të cilat do të sigurojnë vazhdimin e funksionimit të Korporatës dhe përforcimin e kapaciteteve të saj në të ardhmen”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kurti ka deklaruar edhe se Qeveria ka siguruar grante dhe kredi të cilat do të mundësojnë vënien në jetë të një projekti Solar prej 100 Megavat kapacite.

“Ai po ashtu tha se ky projekt është pjesë e angazhimit gjithëpërfshirës të Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm, ku hyn edhe projekti “Solar 4 Kosova”, i cili parasheh zgjerimin e ngrohtores së Termokosit përmes energjisë solare”, thuhet në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se “KEK-u tanimë i ka prodhuar 5,152 GWh orë, e nga të cilat 581 GWh orë janë eksportuar, i bie përafërsisht 11.2 për qind të prodhimtarisë së gjithëmbarshme ka shkuar për eksport. Për ta arritur këtë nivel të prodhimit janë nxjerrë rreth 7.5 milionë tonë të qymyrit nga 8 milionë sa kanë qenë të planifikuar për vitin 2022.

Related

Previous Post

Dështon Komisioni për Buxhet ku pritej të shqyrtohej projektligji për paga

Next Post

Prodhimi i energjisë diellore në BE rritet me 50% në vitin 2022, cili vend instaloi më shumë panele?

Next Post
Prodhimi i energjisë diellore në BE rritet me 50% në vitin 2022, cili vend instaloi më shumë panele?

Prodhimi i energjisë diellore në BE rritet me 50% në vitin 2022, cili vend instaloi më shumë panele?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.