Qeveria e Republikës së Kosovës ka deklaruar mbështetje të plotë për operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë.
Në një komunikatë zyrtare, kryeministri Kurti thekson se mbajtja përgjegjëse e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogës është thelbësore për suksesin në luftën kundër këtij fenomeni.
Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë proxy të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajon, ashtu edhe më gjerë.
Kryeministri Kurti gjithashtu rithekson nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve rajonalë që synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.
Komunikata e Kosovës pasqyron qëndrimin e saj të qëndrueshëm në përkrahje të iniciativave ndërkombëtare kundër krimit të organizuar dhe destabilizimit politik në botë./Qendra.INFO

