Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti kujton 1 tetorin: Protestat studentore i paraprinë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
01/10/2025
in Lajme
0
Kurti kujton 1 tetorin: Protestat studentore i paraprinë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka përkujtuar protestën studentore të 1 tetorit 1997, duke thënë se kjo ngjarje e ka thyer dhe shembur figurën e mitizuar të “policit serb” të sfidueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se protesta e kthyer në demonstratë popullore i paraprin luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell Periskopi.

 

“Protesta e 1 tetorit 1997, e theu dhe shembi figurën e mitizuar të ‘policit serb’ të sfidueshëm siç e prishi edhe pasivitetin e tejzgjatur të rezistencës së viteve të fundit. Protestat studentore të kthyera në demostrata popullore, i paraprinë dhe iu bashkëngjitën luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që pasoi nga fundi i vitit 1997 deri në çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999. Duke i kujtuar shokët dhe shoqet studentë, profesorët e nderuar të Universitetit të Prishtinës dhe mijëra e mijëra qytetarë që patën vetëdijen dhe guximin për t’iu bashkuar lëvizjes studentore të UP-së në atë etapë aq të rëndësishme të rrugës së popullit të Kosovës drejt çlirimit të saj”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se kjo rezistencë paqësore e popullit të Kosovës i ka treguar regjimit kriminal të Serbisë në Jugosllavi dhe botës demokratike në Perëndim, që shqiptarët e Kosovës ishin të vendosur në rezistencën e tyre për jetësimin e vullnetit të tyre politik: për liri dhe për shtetndërtim.

 

“Që nga viti 1991, regjimi i apartheidit i Serbisë që ishte instaluar në Kosovë mes viteve 1989 – 1991, i kishte përjashtuar studentët dhe profesorët nga kampusi i Universitetit të Prishtinës, siç kishte bërë edhe me nxënësit e mësimdhënësit e shkollave të mesme. Deri në shpërthimin e luftës në Kosovë, rreth 3000 shtëpi dhe lokale private u adaptuan në ambiente të improvizuara për zhvillimin e sistemit arsimor, në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Related

Previous Post

Policia sulmohet me gurë në Hanin e Elezit

Next Post

Rrjeti i Blair-it në Lindjen e Mesme. “Mission impossible” i fundit në Gaza

Next Post
Rrjeti i Blair-it në Lindjen e Mesme. “Mission impossible” i fundit në Gaza

Rrjeti i Blair-it në Lindjen e Mesme. “Mission impossible” i fundit në Gaza

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.