Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më shumë se kurdoherë më parë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/11/2025
in Lajme
0
Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më shumë se kurdoherë më parë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në balotazhin e fundit, duke theksuar se partia ka arritur të fitojë më shumë komuna se në zgjedhjet e kaluara. Në një mesazh për aktivistët e partisë, ai ka theksuar se as bashkimi i kundërshtarëve nuk ka mundur ta ndalë këtë sukses.

“Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju faleminderit çdonjërit për angazhimin,” ka deklaruar Kurti. Ai ka shtuar se kjo fitore është vetëm fillimi dhe se përpara qëndrojnë shumë punë dhe sfida.

Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë përgjegjësi ndaj kryetarëve të zgjedhur, duke i kujtuar se premtimet e dhëna duhet të realizohen.

“Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra,” ka përfunduar ai.

Related

Previous Post

S’ka kohë për festë: 21 dhjetori po shihet si datë e mundshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare

Next Post

Bedri Hamza: PDK është partia e parë me asamblistë në Mitrovicë, Ariani dëshmoi integritet

Next Post
Bedri Hamza: PDK është partia e parë me asamblistë në Mitrovicë, Ariani dëshmoi integritet

Bedri Hamza: PDK është partia e parë me asamblistë në Mitrovicë, Ariani dëshmoi integritet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.