Kurti nuk dha detaje të takimit, megjithatë thotë se shpreson se do ta kenë konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë e re së bashku me NISMA’n e Limajt.
“Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje, me ç’rast kemi diskutuar për zhvillimet politike në vend. Unë si fitues i zgjedhjeve kam shprehur interesimin për të bashkëqeverisur me NISMA’n. Kam bërë një ofertë tashmë për ta, dhe shpresoj që ta kemi konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë e re.
Mirepo, kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final, atëherë mund të flasin me hollësitë e përmbajtjes së saj”, tha Kurti.