Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ.
Bekim Kupina, këshilltar për media në zyrën e presidentes Osmani ka bërë të ditur se të gjithë të ftuarit e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”, ka thënë Kupina.
Osmani ka ftuar në takim konsultativ krerët e partive politike pas ngërçit në konstituimin e Kuvendit.
Takimi do të mbahet më 15 maj, me fillim nga ora 13:00.