Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: S’është e mençur të ketë zgjedhje në dhjetor dhe pastaj sërish në prill

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/11/2025
in Lajme
0
Kurti: S’është e mençur të ketë zgjedhje në dhjetor dhe pastaj sërish në prill
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar sot se mbajtja e dy palë zgjedhjeve brenda pak muajsh do të ishte zgjidhje e gabuar për vendin. I pyetur rreth mundësisë së krijimit të qeverisë së re, ai tha se mandati është në duart e Glauk Konjufcës dhe se deputetët duhet të vendosin mes dy opsioneve.

“Kanë mbetur edhe 10 ditë. Mandati i është dhënë Glauk Konjufcës nga presidentja Osmani dhe ne urojmë për më të mirën. Nuk mendojmë se është e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe pastaj sërish në prill,” tha Kurti.

Ai theksoi se situata është e qartë: ose formohet një qeveri afatshkurtër deri në dhjetor, ose Konjufca merr mandatin deri në prill. Sipas tij, partitë dhe deputetët duhet të vendosin për një nga këto dy rrugë.

“Deputetët janë para përzgjedhjes: ose ‘Kurti 2.5’ deri në dhjetor, ose ‘Konjufca 1’ deri në prill. Pa njërën prej tyre nuk është e mundur”, shtoi ai, duke paralajmëruar se gjatë kësaj dhe javës së ardhshme priten zhvillime më të qarta.

Related

Previous Post

Besnik Tahiri: Zgjedhjet Lokale 2025 treguan se nuk po mësojmë nga e kaluara

Next Post

Hill: Deklarata se UÇK ishte “terroriste” ndikoi te sulmi mbi familjen Jashari

Next Post
Hill: Deklarata se UÇK ishte “terroriste” ndikoi te sulmi mbi familjen Jashari

Hill: Deklarata se UÇK ishte “terroriste” ndikoi te sulmi mbi familjen Jashari

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.