Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti takon Sekretaren e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar: Anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet prioritet i Kosovës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/10/2025
in Lajme
0
Kurti takon Sekretaren e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar: Anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet prioritet i Kosovës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Londër, 22 Tetor 2025 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Londër.

Takimi është zhvilluar pak para fillimit të punimeve të samitit dhe është përqendruar në sigurinë, rritjen ekonomike dhe çështjen e migracionit, si tema kyçe për Ballkanin Perëndimor dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Kurti ka shprehur mirënjohje ndaj Britanisë së Madhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si “partner të pazëvendësueshëm në siguri dhe zhvillim”.

“Siguria e Kosovës është siguria e kufijve të saj. Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar është kyç për t’u mbrojtur nga lufta hibride e Rusisë dhe ndikimi i saj në Ballkan, përfshirë dezinformimin dhe financat e paligjshme,” – ka deklaruar Kurti, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Gjatë takimit, Kurti dhe Cooper diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike si energjia, infrastruktura, transporti dhe arsimi. Kryeministri ka theksuar se Kosova po investon fuqishëm në inovacion, arsim dhe zhvillim ekonomik, duke krijuar mundësi të reja për partneritete dhe investime të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tij, prioritet strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar se “përmes partneritetit me Britaninë e Madhe, Kosova mund të ecë me hapa të sigurt drejt integrimit euroatlantik dhe të sigurojë njohje të reja ndërkombëtare.”

Në takim është diskutuar edhe për sulmin terrorist në Banjskë, ku Kurti ka rikujtuar se autorët e këtij akti ende nuk janë vënë para drejtësisë në Serbi.

“Lënia e tyre të lirë përbën një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon,” ka theksuar ai.

Kryeministri ka folur gjithashtu për respektimin e të drejtave të njeriut dhe trajtim të barabartë të pakicave, duke nënvizuar se Kosova është shembull në rajon për garanci të forta ligjore dhe mbrojtje të avancuar të të drejtave të pakicave.

Sa i përket çështjes së migracionit, Kurti ka theksuar se Kosova nuk është burim migrimi, por është e gatshme të bashkëpunojë me Britaninë për menaxhimin e rrjedhave migratore dhe forcimin e sigurisë kufitare.

Në përmbyllje të takimit, të dy palët shprehën gatishmërinë për të forcuar më tej partneritetin dypalësh në fusha që kontribuojnë në stabilitetin dhe zhvillimin e përbashkët./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Tronditje në Preshevë: Hetime për shantazh dhe abuzim seksual midis të miturve

Next Post

Britania e Madhe zgjat mandatin e trupave të saj në Kosovë deri në vitin 2028

Next Post
Britania e Madhe zgjat mandatin e trupave të saj në Kosovë deri në vitin 2028

Britania e Madhe zgjat mandatin e trupave të saj në Kosovë deri në vitin 2028

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.