Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti tha se do ta bëjnë Qeverinë e re, Kusari-Lila: Më mirë të shkojmë në zgjedhje

Pas deklaratës së Kryeministrit në detyrë Albin Kurti se do ta prezantojë kabinetin e ri qeveritar më së largu më 26 tetor në Kuvend, Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila si duket nuk mendon njësoj sikurse Kurti, transmeton Gazeta Metro.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
14/10/2025
in Lajme
0
Kurti tha se do ta bëjnë Qeverinë e re, Kusari-Lila: Më mirë të shkojmë në zgjedhje
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kusari-Lila e shef si rrugë për daljen nga kjo situatë aktuale politike, shkuarjen në zgjedhje të reja, ku sipas saj ‘ka pasur disa ndryshime të cilat kërkojnë ri konfirmim të besimit të qytetarëve’.

“Unë mund të flas në emër të Alternativës. Unë them se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e reja, sepse tashmë është bërë një periudhë e gjatë prej kohës së mbajtjes së zgjedhjeve dhe ka pasur disa ndryshime të cilat kërkojnë ri konfirmim të besimit të qytetarëve. Por natyrisht, për zgjedhje gjithmonë jemi gati,” u shpreh ajo për IndeksOnline.

Ndryshe nga kjo dje Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar  se nëse arrihet një komunikim i suksesshëm për përbërjen e Qeverisë së re, atëherë nuk do të pritet afati i fundit kohor për formimin e saj, i cili është 26 tetori.

“Unë tregova se kur është afati i fundit për mbajtjen e seancës së fundit, dhe thash që është 26 tetor. Tash po numërojmë teposhtë, dhe vura theksin tek 15 ditshi deri më 26 tetor. Nëse e konsiderojmë që do të kemi komunikim të suksesshëm ne nuk e presim 26 tetorin. komunikimi dhe biseda që do të zhvillojmë janë ato që do ta përbëje qeverinë e re të Republikës, Kurti 3 dhe nuk mund të flas më shumë në këtë fazë”, ka thënë Kurti./gazetametro.net

 

Related

Previous Post

Rada Trajkoviq: Kurti po destabilizon serbët në Kosovë dhe ndikon edhe në Maqedoninë e Veriut

Next Post

Haki Abazi me akuza: Adelina Ismaili mori para të mëdha nga Kurti për të ndikuar në zgjedhje

Next Post
Haki Abazi me akuza: Adelina Ismaili mori para të mëdha nga Kurti për të ndikuar në zgjedhje

Haki Abazi me akuza: Adelina Ismaili mori para të mëdha nga Kurti për të ndikuar në zgjedhje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.