Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kusari-Lila pranon: Kurti s’i ka votat për qeveri – mungojnë 4-5 deputetë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
25/10/2025
in Lajme
0
Kusari-Lila pranon: Kurti s’i ka votat për qeveri – mungojnë 4-5 deputetë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 25 tetor 2025 – Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mimoza Kusari-Lila, ka pranuar se aktualisht kryeministri në detyrë dhe mandatar për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti, nuk i ka votat e mjaftueshme për ta formuar kabinetin qeveritar.

Në një intervistë në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Kusari-Lila tha se për momentin VV ka në dispozicion 48 deputetë nga grupi parlamentar, ndërsa me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë dhe deputetin nga radhët e nënkryetarit Rashiq, numri arrin në rreth 56-57 deputetë — pra 4 deri në 5 më pak se shumica e nevojshme prej 61 votash për formimin e qeverisë.

“Pritjet janë që të kemi një qeveri nga mandatari e kryeministri aktual Kurti, e cila pritet t’i marrë të paktën 61 vota. Megjithatë, në këtë moment, edhe përderisa po flasim, ende nuk kemi konfirmim zyrtar mbi koalicionet e mundshme, duke marrë parasysh që numri i deputetëve në grupin tonë parlamentar është 48, 8 të tjerë janë nga komuniteti joshumicë dhe një është nga nënkryetari Rashiq. Që prapë i bie që jemi afër 4-5 deputetë mangu për të pasur minimumin e shumicës që duhet pasur,” deklaroi ajo.

Kusari-Lila theksoi se negociatat për krijimin e shumicës parlamentare janë ende në zhvillim, ndërsa pritet që ditët në vijim të sjellin më shumë qartësi rreth koalicioneve të mundshme./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Artizanët pushtojnë TikTok-un: Si bizneset e vogla po e shfrytëzojnë platformën për sukses global

Next Post

Shtegu Fishtjan, pelegrinazh për 4 ditë në fshatin ku u lind dhe jetoi At Gjergj Fishta

Next Post
Shtegu Fishtjan, pelegrinazh për 4 ditë në fshatin ku u lind dhe jetoi At Gjergj Fishta

Shtegu Fishtjan, pelegrinazh për 4 ditë në fshatin ku u lind dhe jetoi At Gjergj Fishta

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.