Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kush janë ‘Amishët’ që Trump i cilësoi të ‘paprekshëm’ nga autizmi: Historia e popullit më të pazakontë në SHBA

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/09/2025
in Lajme
0
Kush janë ‘Amishët’ që Trump i cilësoi të ‘paprekshëm’ nga autizmi: Historia e popullit më të pazakontë në SHBA
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ka një grup njerëzish që nuk bëjnë vaksina dhe nuk marrin ilaçe dhe që nuk kanë autizëm. Janë komuniteti ‘Amish’. Nuk kam dëgjuar asnjë rast”.

Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij teksa ndaloi përdorimin e oaracetamolit gjatë shtatzënisë sepse ndikon në autizëm.

Por, kush janë ‘Amish-ët’, që u përdorën si një argument nga Trump?

Ata janë një komunitet fetar konservator, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ‘Amish-ët’ bëjnë një jetë të thjeshtë dhe nuk kanë përqafuar modernitetin e kohës në asnjë sferë të jetës.

Nuk përdorin teknologjinë, nuk vaksinohet, nuk përdorin medikamente dhe sëmuren shumë rrallë.

‘Amish-ët’ janë cilësuar si komuniteti më i shëndetshëm në SHBA, dhe sipas studimeve ja cilat ishin arsyet se përse ata sëmureshin rrallë: nuk vaksinohen, konsumojnë ushqime që prodhojnë vetë (asnjë ushqim të paketuar apo të përpunuar), bëjnë një jetë shumë aktive, nuk përjetojnë stres, dhe kanë krijuar një komunitet të tyre ku ka barazi dhe harmoni. Jetojnë njësoj siç kanë jetuar amerikanët para 300 vitesh.

Por nuk dihet me saktësi nëse në këtë komunitet nuk ka sëmundje, apo raste me autizëm, sepse ata nuk kryejnë vizita, kështu që problemet shëndetësore dhe ato zhvillimore mund të mbeten shpesh të paidentifikuara.

Amishët, historia e popullit më të pazakontë në SHBA

Popullsia amishe ka emigruar disa shekuj më parë në Amerikë nga Europa. Ata përbënin një nga grupet kristiane anabaptiste me rrënjë në reformimin protestan në Europë, në shek e XVI. Por nuk ranë dakord as me katolikët dhe as me protestantët në disa pika dhe dolën si lëvizje më vete që u quajt ‘Anabaptizëm’.

Amishët përbëjnë një popullsi krejt të veçantë të Amerikës me zakone e tradita që e dallojnë nga e gjithë popullsia e saj. Amishët kërkojnë të jetojnë të shkëputur nga bota si një mënyrë për të ruajtur pastërtinë e besimit të tyre, dhe respektuar traditën e mënyrën e jetesës së stërgjyshërve të tyre.

Amishët nuk përdorin makina, elektricitet, dhe kanë parimet e traditat e tyre të cilave u qëndrojnë besnikë. Martesat bëhen vetëm brenda fesë së tyre, dhe komunitetit amish dhe çdo përjashtim nga ky rregull është me pasoja të rënda për atë të ri apo të re që e thyen atë. Ai ose ajo shkishërohet dhe braktiset nga familja dhe shoqëria për jetë.

Amishët, ndryshe nga shoqëria amerikane, njohin e respektojnë të tjera vlera. Ata respektojnë identitetin e grupit mbi atë të individit, bindjen mbi iniciativën individuale, modestinë e përuljen mbi krenarinë, kooperimin mbi independencën. Flasin tre gjuhë: një për jetën e përditshme, një për në kishë, dhe e treta për tregtinë më botën që i rrethon. Gjuha e tyre e trashëguar është një degë e gjermanishtes që quhet gjermanishtja e Pensilvanisë. Pas ardhjes në Amerikë, ruajtja e gjuhës së tyre, u kthye në simbol të ruajtjes së mbijetesës së origjinalitet të tyre, të identitetit të tyre, traditave, veç nga bota amerikane.

Fëmijët mësojnë anglisht kur shkojnë në shkollë, por ajo kurrë nuk bëhet si gjuhë e nënës për ta. Gjuha e Zotit, është gjermanishtja e vjetër në të cilën lexojnë Biblën, thonë lutjet dhe këndojnë himnet e vjetra. Anglishtja është gjuha e biznesit. Gjithsesi kur shumica e amishëve jetojnë e punojnë në ferma dhe anglishtja është e kufizuar vetëm për aq sa u duhet, kryesisht për shitje produktesh e komunikimit me blerësit.

Në shtëpira, amishët nuk përdorin telefonat, radion, televizorin e pajisjet elektrike. Gratë gatuajnë ende në soba me dru.

Related

Previous Post

Kryebashkiaku i Londrës i kundërpërgigjet Trump: Racist dhe islamofobik

Next Post

Faik Konica dhe gjuha letrare shqipe

Next Post
Faik Konica dhe gjuha letrare shqipe

Faik Konica dhe gjuha letrare shqipe

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.