Nga këto, 130.6 milionë litra karburante janë blerë nga Arabia Saudite, duke e bërë këtë vend furnizuesin më të madh të Kosovës për karburante.
Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës për vitin 2025 që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, përderisa në janar një litër kushtonte mesatarisht 74.8 centë, në qershor ky çmim u rrit. Një litër i importuar në qershor ka kushtuar mesatarisht 80.8 centë.
Vlera e importeve nga Arabia Saudite është 84.7 milionë euro, duke treguar se marrëdhëniet tregtare me këtë vend janë shumë të rëndësishme për sigurimin e karburanteve.
Pas Arabisë Saudite, furnizuesit e tjerë kryesorë janë Greqia dhe India, me 61.5 milionë litra dhe 52.7 milionë litra. Vlera e importeve nga Greqia është 41.6 milionë euro, ndërsa nga India 35 milionë euro.
Italia mban vendin e katërt me 32.9 milionë litra karburante të importuara me vlerë prej 24.4 milionë euro.