Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi del me njoftim zyrtar: Seanca konstituive konsiderohet e përmbyllur, të hënën mblidhet Kryesia

Enesa Veseli by Enesa Veseli
30/08/2025
in Lajme
0
Kuvendi del me njoftim zyrtar: Seanca konstituive konsiderohet e përmbyllur, të hënën mblidhet Kryesia
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës, edhe përmes njoftimit zyrtar duke cituar Kryeparlamentarin Dimal Basha, e ka konsideruar si të përfunduar procesin e konstituimit, pavarësisht se dështoi zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi thuhet se Basha e ka përmbyllur seancën konstituive, meqë konstatoi se janë ezuruar të gjitha opsionet për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë, që vjen nga komuniteti joshumicë serb.

 

Ai kujtoi se asnjëri nuk është zgjedhur nënkryetar, ku tetë prej tyre nuk kanë marrë votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit, në të gjitha tentativat, ndërsa dy prej tyre kanë refuzuar të jetë kandidat për nënkryetar.

“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë sa i përket nënkryetarit që vjen nga komuniteti joshumicë serb, prandaj me këtë rast konsideroj se kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës të seancës konstituive dhe meqenëse nuk ka mundësi tjetër objektive se si të procedohet tutje, konsideroj që kjo seancë konstituive konsiderohet e përmbyllur”, ka deklaruar Basha.

 

Tutje në njoftim thuhet se Basha konsideroi se në emër të funksionalizimit të Kuvendit dhe materializimit të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët apo njërit nga gjashtë anëtarët e Kryesisë nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai e ka thirrur mbledhjen e parë të Kryesisë për të hënë në orën 13:00.

“Pas përmbylljes së seancës konstituive, konsideroj që Kuvendi i Republikës sonë duhet të vazhdojë punën siç parashihet me kushtetutë, ndërkaq se si të veprohet tutje me punën tonë si Kuvend, do t’i konsultoj anëtarët e zgjedhur tanimë të Kryesisë së Kuvendit, mbledhje kjo që do të mbahet në Sallën C 301, të hënën, në orën 13:00”, ka deklaruar Basha.

Lidhja Demokratike e Kosovës doli më herët me reagim, ku tha se Kushtetuta e Republikës, Rregullorja e Kuvendit dhe aktgjykimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese janë të qarta dhe pa ekuivok sa i përket procedurave dhe kushteve të konstituimit të tij.

 

Sipas kësaj partie, çdo tentim për të interpretuar ndryshe apo për të anashkaluar këto dispozita themelore përbën shkelje të rendit kushtetues dhe cenim të parimeve demokratike mbi të cilat mbështetet shteti.

“Kuvendi nuk mund të funksionojë dhe të marrë vendime pa përmbushur më parë procesin e konstituimit, siç e përcaktojnë qartë Kushtetuta, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Vonesat e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit dhe në formimin e institucioneve përbëjnë një dëm të madh për vendin. Këto vonesa po pengojnë funksionimin normal të jetës institucionale dhe përgjegjësia e barra kushtetuese, politike e morale bie kryekëput mbi LVV-në dhe drejtuesin e saj”, thuhet në reagim.

 

Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës deklaruan se konstituimi nuk mund të bëhet pa përfunduar zgjedhja e të pesë nënkryetarëve.

Edhe Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e përmbyllur pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

 

“Rrjedhimisht, nuk mund të ketë materializim të asgjëje – as zhvillim të procedurave apo ushtrim të funksioneve parlamentare, e as rrjedhje të afateve kushtetuese”, tha Cakolli.

Sipas tij, kjo situatë mund të zgjidhet “vetëm nga Gjykata – qoftë me konstatim të dështimit të konstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor, ose me shpallje të pavlefshme dhe përsëritje të procedurës së votimit për nënkryetarët e komuniteteve”.

Related

Previous Post

Vritet ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës

Next Post

Presidenti Trump zhduket – shenja në dorë dhe deklarata e çuditshme e Vance për të marrë Presidencën

Next Post
Presidenti Trump zhduket – shenja në dorë dhe deklarata e çuditshme e Vance për të marrë Presidencën

Presidenti Trump zhduket – shenja në dorë dhe deklarata e çuditshme e Vance për të marrë Presidencën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.