Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi i Shtimes shpall Ambasadorin William Walker “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/01/2026
in Lajme
0
Kuvendi i Shtimes shpall Ambasadorin William Walker “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 Kuvendi i Komunës së Shtimes, në mbledhjen përkujtimore të mbajtur sot me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, i ka akorduar Ambasadorit William Walker titullin ceremonial dhe nderues “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”.

Ky titull u dha në nder të kontributit historik të Ambasadorit Walker për zbardhjen e së vërtetës mbi Masakrën e Reçakut më 15 janar 1999, si dhe në respekt të lidhjes së tij të përhershme dhe të thellë me qytetin e Shtimes dhe banorët e tij.

Gjatë ceremonisë, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi, theksoi se ky nderim është akt mirënjohjeje institucional dhe një shenjë e respektit të përhershëm ndaj rolit të Ambasadorit Walker në faktorizimin e krimeve të kryera në Reçak dhe në informimin e opinionit ndërkombëtar.

“Ambasadori Walker është pjesë e historisë sonë dhe e së vërtetës sonë. Sot, Komuna e Shtimes ia hap përjetësisht dyert dhe zemrën si qytetar i këtyre njerëzve, si dëshmitar i së vërtetës dhe si mik i pandarë i Reçakut,” – u shpreh Jakupi.

Titulli “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes” përfaqëson nderimin më të lartë ceremonial që jepet nga niveli komunal dhe i dedikohet personaliteteve me ndikim historik, moral dhe njerëzor ndaj komunitetit.

Related

Previous Post

Begaj në përvjetorin e Masakrës së Reçakut: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet

Next Post

Hoxhaj paralajmëron ndryshime të mëdha gjeopolitike: 2026 vit i rrezikshëm për Ballkanin

Next Post
Hoxhaj paralajmëron ndryshime të mëdha gjeopolitike: 2026 vit i rrezikshëm për Ballkanin

Hoxhaj paralajmëron ndryshime të mëdha gjeopolitike: 2026 vit i rrezikshëm për Ballkanin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.