Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik

rinor_post by rinor_post
22/12/2022
in Ballina
0
Miratohet Ligji që përcakton çmimin tavan për produktet bazike
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

65 deputetët kanë marr pjesë në votim.

Në mesin e deputetëve të LVV-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka abstenuar për këtë Projektligj.

Qëllimi i këtij ligji është që të krijojë një sistem të njëtrajtshëm të pagave në sektorin publik, që përfshin parimet dhe rregullat për përcaktim të pagës në sektorin publik.

Për të hyrë në fuqi Ligji për Pagat, duhet të nënshkruhet nga presidentja Vjosa Osmani.

Partitë opozitare nuk e kanë mbështetur këtë Projektligj, ku përmes disa amendamenteve të cilat nuk kanë marrë miratim në Kuvend, kanë kërkuar rritje të koeficientit për punëtorë në disa sektorë, si në shëndetësi, arsim e të tjera.

Në Projektligjin e miratuar në lexim të dytë nuk përcaktohet vlera monetare e koeficientit, por thuhet se “vlera monetare e koeficientit përcaktohet me Ligjin vjetor të Buxhetit”.

Në këtë buxhet nuk është përcaktuar ndonjë vlerë monetare e koeficientit për pagat e punonjësve të sektorit publik.

Me procedurë të përshpejtuar, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shqyrtuar në lexim të dytë edhe Projektligjin për Zyrtarët e Sektorit Publik. Mes kritikave dhe vërejtjeve opozita ka kërkuar që mos të miratohen me nguti këto dy projektligje, ndryshe sipas tyre mund të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas prezantimit të Projektligjit për Pagatnga ana e Qeverisë, me të zvogëlohet hendeku mes pagës më të ulët dhe më të lartë në vend. Koeficienti më i lartë do të jetë 18 për presidentin, ndërsa më i ulëti do të jetë 3.78.

Ky Ligj i cili ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.

Pra, Ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligj.

Related

Previous Post

​Punëtorët e KEK-ut do të marrin nga 500 euro shtesë për fundvit

Next Post

E kemi zogun në dorë”: Jahja Koka i VV-së bën thirrje të shfrytëzohet thëngjilli

Next Post
Furnizimi me energji, shpresa tek tregu regjional

E kemi zogun në dorë”: Jahja Koka i VV-së bën thirrje të shfrytëzohet thëngjilli

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.