Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Ky është i riu nga Presheva që e ka një kërkesë për Albin Kurtin

Enesa Veseli by Enesa Veseli
11/01/2026
in Category
0
Ky është i riu nga Presheva që e ka një kërkesë për Albin Kurtin
0
SHARES
81
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Argjent Memeti, një i ri nga Lugina e Preshevës, ka ndarë publikisht zhgënjimin dhe historinë e tij, duke i drejtuar një apel Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai rrëfen se ëndrra e tij për t’u bërë ushtar dhe për t’i shërbyer kombit u ndërpre jo për mungesë vullneti, por për shkak të statusit juridik që kanë shqiptarët e Preshevës.

Si shtetas i Serbisë, Memeti thekson se nuk ka mundësi të konkurrojë as në institucionet e Kosovës dhe as në ato të Shqipërisë, duke u ndjerë i përjashtuar nga dy shtete që i konsideron të tijat. Sipas tij, kjo situatë ka detyruar shumë të rinj preshevarë të marrin rrugën e gurbetit, për shkak të diskriminimit dhe mungesës së perspektivës, shkruan “Kosovarja”, përcjell preshevacom.

Në mesazhin drejtuar Kryeministrit Kurti, ai kërkon angazhim konkret për të rinjtë e Luginës, që ata të kenë mundësi reale për të studiuar, punuar dhe realizuar ëndrrat e tyre në Kosovë dhe Shqipëri, pa u penguar nga çështja e shtetësisë. “Na duhet një shtetësi e kombit që na takon,” është mesazhi i tij kryesor.

Historia e Memetit po shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale, duke rikthyer në vëmendje çështjen e të rinjve shqiptarë të Preshevës, të cilët kërkojnë jo privilegje, por të drejta të barabarta.

Related

Previous Post

“Fantazma e Prishtinës”në rrugë: Qytetarët të shqetësuar nga një person i maskuar që shfaqet natën

Next Post

Reza Pahlavi: Nga trashëgimtari i fronit në mërgim te figura qendrore e opozitës iraniane

Next Post
Reza Pahlavi: Nga trashëgimtari i fronit në mërgim te figura qendrore e opozitës iraniane

Reza Pahlavi: Nga trashëgimtari i fronit në mërgim te figura qendrore e opozitës iraniane

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.