Prishtinë, 24 Tetor 2025 – Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik gjatë një interviste në sheshin e Prishtinës. Në ngjarje është përfshirë Nuha Osmani, mërgimtar nga Gjermania.
Nuha Osmani tha për RTK se deputeti e kishte ofenduar verbalisht, duke përdorur fjalë fyese për të dhe familjen e tij. Ai shtoi se iu afrua për t’i pyetur për veprimet, por Zemaj reagoi me dhunë.
Nga ana tjetër, deputeti Zemaj reagoi përmes Facebook-ut, duke deklaruar se gjatë intervistës u provokua me fjalë të papranueshme nga qytetari, ndërsa hetimin për ngjarjen e ka marrë Policia e Kosovës.
Zemaj theksoi se ndihet keq për incidentin dhe mbetet i hapur për bashkëpunim me organet e rendit për zbardhjen e plotë të situatës.

