12 dhjetor – Vetura me targa të Shqipërisë është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit të rëndë që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku u përfshinë një veturë dhe një kamion transportues.
Nga përplasja kanë humbur jetën dy gra, ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Autoritetet policore kanë qenë në vendngjarje, ku kanë bërë ekzaminimin e aksidentit dhe kanë larguar automjetet e dëmtuara për t’i hapur rrugë qarkullimit normal.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

